Flash

Trafikoi 11 tonë kokainë/ Esktradohet nga Republika Domenikane Soni Pepa (PAMJET)

Lapsi.al 7 September 2025
Trafikoi 11 tonë kokainë/ Esktradohet nga Republika Domenikane Soni

I shumëkërkuari nga Interpoli Soni Pepa alias Vilson Pepa është ekstraduar nga Republika Domenikane.

Pepa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale: Trafikim i narkotikëve, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Pjesë e organizatës së Çopjave, arrestohet në Republikën Dominikane Vilson  Pepa! Akuzohet për trafikimin e 11 tonëve kokainë në Evropë - Shqiptarja.com

Ai u arrestua më 3 shtator në Sant9o Domingo. Gjatë momentit të ndalimit, autoritetet i kanë gjetur një pasaportë shqiptare, dokumente italiane, pesë telefona celularë të koduar dhe shuma të konsiderueshme parash në dorë. 41-vjeçari akuzohet si anëtar i një grupi kriminal për trafik ndërkombëtar të kokainës. Ai rezulton i kërkuar nga autoritetet shqiptare për përfshirje në një nga ngarkesat më të mëdha të kokainës që kanë kapur autoritetet evropiane vitet e fundit.

Pepa akuzohet për një sasi prej 11 tonësh kokainë, nga të cilat 600 kilogramë u sekuestruan në Roterdam, Holandë, mes datave 7 dhe 8 nëntor 2020. Gjithashtu, ai dyshohet se ka financuar blerjen e 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet. 41-vjeçari ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal ndërkombëtar, i cili operonte në disa shtete të Europës dhe Amerikës së Jugut, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Ngarkesa e drogës dyshohet se është nisur nga porti i Villetas në Paraguai, me destinacion përfundimtar portin e Antverpit në Belgjikë. Emri i Vilson Pepës ishte shpallur në kërkim pas operacionit të SPAK më 8 gusht, ku u godit sërish organizatën kriminale të Franc Çopjas në Elbasan.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI