Flash

Shkaku humbjet e mëdha në zgjedhje, jep dorëheqje kryeministri i Japonisë

Lapsi.al 7 September 2025
Shkaku humbjet e mëdha në zgjedhje, jep dorëheqje kryeministri i

Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, ka dhënë dorëheqje pas një viti në këtë pozitë, për shkak të dy humbjeve të mëdha në zgjedhje. Ky vendim vjen një ditë pasi Partia e tij Demokratike Liberale pritej të votonte nëse do të mbante një votim të brendshëm për largimin e tij nga pozita e lartë partiake.

Kjo parti e ka udhëhequr Japoninë për pothuajse shtatë dekada, mirëpo nën Ishiban e ka humbur shumicën në dhomën e ulët të parlamentit, për herë të parë në 15 vjet, dhe më pas e ka humbur shumicën edhe në dhomën e lartë të parlamentit në muajin korrik.

Japonia, ekonomia e katërt më e madhe në botë, dhe aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara, tani përballet me periudhë të paqartësive politike, teksa rriten tensionet me Kinën, si dhe pasiguritë rajonale.

“Tani që është arritur një përfundim në negociatat lidhur me tarifat amerikane, besoj është është koha e duhur”, ka thënë Ishiba, duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar javën e kaluar për ulje të tarifave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump në makinat japoneze dhe eksportet tjera.

Ai iu ka rezistuar thirrjeve për largim deri të dielën, duke thënë se ka qenë përgjegjësia e tij për zgjidhjen e mospajtimeve me Uashington.

“Kam besuar thellësisht se negociatat lidhur me tarifat amerikane, të cilat do të mund të përshkrueshin si krizë kombëtare, është dashur të përfundojnë si përgjegjësi e administratës tonë”, ka thënë mes tjerash ai.

Ishiba, 68-vjeçar ka thënë se do t’i vazhdojë përgjegjësitë “ndaj popullit” derisa të zgjidhet një kryeministër i ri.

Ai është ngjitur në pozitë në tetor të vitit 2024 duke u zotuar për luftim të rritjes së çmimeve, mirëpo inflacioni, i cili i ka dyfishuar çmimet e orizit vitin e kaluar, ka pasur efekt shumë të dëmshëm në udhëheqësinë etij. Arsye për rënien e mbështetjes publike kanë qenë edhe vendimet e tij për t’i emëruar vetëm dy gra në kabinet si dhe për blerje të dhuratave të shtrenjta për anëtarët e partisë./REL

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI