Flash

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

Nuredin Dumani lë spitalin dhe kthehet në qeli pas problemeve kardiake

Lapsi.al 7 September 2025
Nuredin Dumani lë spitalin dhe kthehet në qeli pas problemeve kardiake

Mjekët thanë se i penduari Nuredin Dumani nuk ka nevojë për ndërhyrje dhe nuk paraqitet në një gjendje të tille shëndetësore sa duhet të trajtohet në qendrën Spitalore Nënë Tereza.

Burimet konfirmuan për TCH se dëshmitari i mbrojtur që ka hapur 11 dosje në SPAK ndaj krimit të organizuar, është kthyer në qelinë ku mbahet i veçuar nga të tjerët dhe nën masa të rrepta. Analizat e shumta mjekësore të kryera në urgjencë dhe më pas në kardiokirurgji nuk kanë përcaktuar diagnozën se nga çfarë problemesh vuan i mbrojturi i drejtësisë .

Por siç bëhet me dije shqetësimet e tij që raportohen rrahje të shpejta të zemrës deri në humbje të vetëdijes mund të jenë shkaktuar nga stresi por edhe nga ushqimi dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Kjo është hera e dytë që i penduari ka probleme takikardiake shpjegoi një burim pranë drejtorisë së burgjeve, që shtoi se edhe herën e parë mjeket e institucionit penitenciar 313 kanë rekomanduar një kontroll më të detajuar mjekësor në qendrën spitalore.

Burgjet insistojnë se ushqimi që po konsumohej nga i penduari ishte i kontrolluar dhe i dërguar nga familja. Ndërkohë që IML ka hedhur poshtë versionin që ky ushqim të ketë qenë i helmuar.

Të gjitha këto të dhëna janë paraprake, ndërsa i penduari Dumani që e nisi rrëfimin me Plumbin e Artë dhe po flet ndaj kriminelëve që ju shërbeu është kthyer nga spitali në qelitë që dikur ishin të 41 bissit dhe që tani me kërkesë të SPAK janë kthyer në strehën e të penduarve të SPAK. Deri tani në këto ambiente të izoluara prej të paraburgosurve të tjerë mbahen 13 të penduar, por Nuredin Dumani e më pas Erjon Alibej konsiderohen si asat e SPAK. /TCH

Të këshilluara

Plagosja në Durrës, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e ndodhur pak më parë në Durrës. Blutë bëjnë me dije se tre persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa po marrin ...

16:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI