Flash

Të dhënat: Një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes

Lapsi.al 6 September 2025
Të dhënat: Një në pesë “të

Numri i të punësuarve në Shqipëri arriti në 1.177.245 persona në vitin 2024, me një rritje prej afro 22 mijë vetësh përkundrejt vitit 2023, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave në botimin e përvitshëm mbi tregun e punës.

Por rreth 24% e të gjithë të punësuarve i përkasin një kategorie të njohur si “të punësuar në biznes familjar” dhe që nuk paguhen me pagë, ndërsa mes shtesës së vitit 2024, pjesa e të punësuarve pa pagë ishte 40%.

Instituti i Statistikave përdor metodologjinë e Bashkimit Evropian për përkufizimin se kush është i punësuar dhe kush i papunë, si dhe ata që konsiderohen “enonomikisht joaktivë” siç janë studentët apo personat që thjesht nuk dëshirojnë të punojnë.

Sipas këtij klasifikimi, në Shqipëri pati pothuajse 1,18 milionë të punësuar, ku 537 mijë vetë ishin të punësuar me pagë, 355 mijë të vetëpunësuar dhe 285 mijë, të punësuar pa pagë. Një në katër qytetarë mes moshës 15 dhe 64 vjeç hyjnë në kategorinë e popullsisë inaktive.

Mes të vetëpunësuarve, përfshihen qytetarët që kanë një aktivitet ekonomik vetë, me apo pa të punësuar të tjerë, si dhe fermerët, të cilët, pavarësisht nivelit të të ardhurave dhe, praktikisht, pavarësisht nëse e punojnë realisht tokën, klasifikohen si të vetëpunësuar. Si rrjedhojë e këtij përkufizimi, qarqet më të varfra të vendit, të cilat në mënyrë tipike kanë shkallën më të ulët të urbanizimit dhe ku pjesa më e madhe e popullsisë jeton në zonat rurale, kanë, në teori, shkallën më të lartë të pjesëmarrjes në forcat e punës dhe shkallën më të ulët të papunësisë.

Në rang kombëtar, 37% e “të punësuarve” janë në sektorin bujqësor, me një rënie të lehtë përkundrejt vitit 2023. Shqipëria është vendi absolutisht rekord në kontinentin evropian për përqindjen e popullsisë në sektorin bujqësor. Mesatarja evropiane është rreth 4%.

Shifra më tronditëse nga raporti është ajo që i përket numrit të grave të punësuara pa pagesë pranë familjes. Sipas të dhënave të INSTAT, si meshkujt ashtu edhe femrat janë të zënë me punë në masë të konsiderueshme në bizneset familjare, por gratë e kësaj kategorie janë “1,5 herë” më shumë se sa burrat.

Në vitin 2024, 32,2% e të gjitha grave “të punësuara” hynin në këtë kategori, përkundrejt 17,6% të burrave. Kjo do të thotë se pothuajse një në çdo tre gra “të punësuara” nuk merr pagë.

Përveç shkallës më të lartë të të punësuarit pa pagë, gratë janë më të prekura nga papunësia sipas matjes zyrtare si dhe zënë pjesën më të madhe të popullsisë ekonomikisht inaktive.

Rreth 62,4 % e femrave 15-64 vjeç janë të punësuara, 10,0 % janë të papuna dhe 30,7 % janë jashtë forcave të punës, sipas INSTAT. Nga 62,4% të punësuar, një në tre është “e punësuar pa pagesë pranë familjes”. Rrjedhimisht, më pak se 40% e grave kanë të ardhura të vetat nga puna./Reporter.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI