Flash

Dosja ‘McGonigal’/ Berisha: Hetimi për Edi Ramën në SHBA vazhdon

Lapsi.al 5 September 2025
Dosja ‘McGonigal’/ Berisha: Hetimi për Edi Ramën në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët për dosjen "McGonigal" theksoi se hetimi për kryeministrin Edi Rama në SHBA vazhdon dhe për këtë nuk e shpëton dot as Kreu i SPAK Altin Dumani.

"Pa diskutim që Komisioni i parë hetimor parlamentar që do të ngrihet është Komisioni për farsën elektorale. Së dyti, komisioni për McGonigal në dritën, tani të jem i sinqertë, siç e shifni ju, raporti i Inspektorit të Përgjithshëm, ka shumë gjëra që nuk kanë qenë në media, dhe ne të dhënat i kemi patur. Janë të gjithë aktivitet i targetit 3, i agjentit 1, i agjentit 2, i agjentit mbikëqyrës, i shtetasit senegalez.

Të gjitha këto, ne nuk kemi patur informacione. Por të gjitha këto janë risi të reja, që faktojnë qartësisht se kemi të bëjmë me një organizatë kriminale dhe Altin Troplini do të mbajë të gjithë përgjegjësitë para shqiptarëve për mbylljen e kësaj dosje të tmerrshme kriminale. Këto që ka inspektori i përgjithshëm, 100% janë në dosjen hetimore dhe në dosjen gjyqësore. Por siç e patë ju, përveç këtyre, sepse Inspektori i Përgjithshëm thotë se, McGonigal në intervistën e tij para prokurorit, para përfaqësuesve të inspektorit, pra para grupeve ka pohuar këto.

Pra këto janë në dosje, por Altin Troplini prandaj nuk hap dosjet, prandaj nuk ka kërkuar dosjen e gjykatës se kjo është punë e Uluziut. Të dalë dhe tu thotë shqiptarë me ç’datë ka kërkuar nga Uluziu dosjen, kur ja ka kërkuar ambasadës Amerikane dosjen. A e kërkoi dosjen tani që ishte. Po Amerikanët nuk e mbajnë dosje. Ja urdhëro, ja ku është dosja, publike. Inspektori i Përgjithshëm i ministrisë bëri publike, ky është dokument. Dokument zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë së SHBA-së. Hetim i pavarur.

Hetim i pavarur administrativ që fakton të gjithë krimin e shëmtuar. Por, natyrisht ai është një peng, Troplini është një peng, Altin Troplini. Ndaj dhe ne mbi bazën e të dhënave të reja, ne jemi të vendosur të zbardhim të vërtetat para shqiptarëve. Ju e patë, dosja ka dhjetëra rreshta të fshirë. Është në praktikën e institucioneve amerikane që materialet i publikojnë të redaktuara ata. Këto i quajnë redaktim. Çfarë është aty? Thotë aty, kjo e kjo për këtë personazhin ‘B’, dhe mbrapa viza, se aty është Edi Rama.

Aty është emri i Edi Ramës. Vetëkuptohet shkon vetëvetiu të Edi Rama. Fshihen rreshtat ku është Edi Rama. Fshihen rreshtat. Por e thotë inspektori; redaktimi bëhet kur për arsye të ndryshme privatësie apo të tjera nuk duhet të publikohen, ose kur hetimi vazhdon, kur procesi i hetimit vazhdon. Ç’ka do të thotë se hetimi për Edi Ramën vazhdon, pavarësisht don apo s’don Altin Troplini. Pavarësisht do apo nuk do, nuk e shpëton dot Altin Troplini, Edi Ramën nga hetimi," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI