Flash

Rama flet për qeverinë e re: Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time

Lapsi.al 4 September 2025
Rama flet për qeverinë e re: Do reflektojë vullnetin e 11 majit

Kryeministri Edi Rama është treguar i rezervuar në lidhje me përbërjen e qeverisë së re e cila do të shpallet më 11 shtator. Në emisionin “Opinion” kreu i qeverisë tha se po shqyrton të gjitha opsionet nëse përbërje do të ketë njerëz me eksperiencë qeverisëse apo të rinj.

A ke gati qeverinë e re?

Besoj se në datën 11…

Do ketë ndryshime të mëdha?

Shiko, një gjë është e sigurt, nuk pres njerëz nga qielli. Njerëzit janë… qeveri politike janë të gjitha përsa kohë është qeveri e një partie. Ne kemi një mandat unik në aspektin që jemi e para forcë politke që ka 12 vite eksperiencë qeverisëse të pa ndërprerë. Ky është një aste shumë i madh për ta përdorur sepse eksperienca është e jashtëzakonshme. Kemi njerëz me shumë eksperiencë, kemi të tjerë që kanë më pak eksperiencë, por mund të sillin më shumë. Qeveria do të jetë një përzgjedhje që do të reflektojë qoftë vullnetin e 11 majit qoftë edhe ambicjen time që në të sillemi me arritjet si opozitë.

A do të ketë surpriza?

Do jetë qeveri e re, besoj që jo çdo ministër apo ministre e ka parë veten në këto thashetheme se ka ndonjë që nuk ështëpërfolur fare që të jetë aty.

A do shmangen ministrat që ndiqen nga SPAK?

Nuk di të kem ndonjë ministër që ndiqet nga SPAK. /Marrë nga Opinion.al

Të këshilluara

Ndërron jetë ikona e modës, Giorgio Armani

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, stilisti italian Giorgio Armani. Lajmi i habiti të gjithë, sepse siç ishim mësuar Armani punoi deri në fund: pak ditë...

15:28

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI