Flash

“Parku Eden” kushtoi 3.7 milionë euro/ Rama: U pëlqen atyre që vijnë të më takojnë

Lapsi.al 4 September 2025
“Parku Eden” kushtoi 3.7 milionë euro/ Rama: U pëlqen

“Parku Eden” që Edi Rama ka ngritur në oborrin e kryeministrisë ka kushtuar 3.7 milionë euro, por për të “janë shumë pak”. I pyetur në emisionin “Opinion” se sa ka kushtuar kjo vepër dhe që kontraston me atë që sheh jashtë mureve të selisë kryeministrore, Rama tha se e ndihmon për të kënaqur ata që shkojnë e takojnë.

“Ka kushtuar shumë - shumë herë më pak sesa vlen dhe mbi të gjitha, këtu është dera që hapet për miqtë që na vizitojnë dhe mundësia për t’i pritur në një atmosferë dhe në kushte që tregojnë dinjitet dhe tregojnë se çfarë vizioni kemi ne për këtë vend është një vlerë e madhe e shtuar”, - tha Rama.

“Të mikpresësh këtu presidentin e Emirateve të Bashkuara, bashkë me ministrat kryesorë të Emirateve të Bashkuara dhe ne e dimë shumë mirë se çfarë kanë bërë ata dhe çfarë bëjnë ata çdo ditë me zhvillimin dhe të ndihesh mirë kur sheh që interesohen për mënyrën si është ndërtuar, për qasjen që ka, për të qenit një strukturë, e cila reflekton edhe simbolikën e kohës, që është përpjekja për të pasur më shumë natyrë, më shumë gjelbërim, më shumë atmosferë, harmoni me natyrën në mes të qytetit është diçka që të bën të ndihesh mirë për Shqipërinë.

Ky nuk është oborri i shtëpisë sime, ky është një park inovativ, i cili do t’i shërbejë të gjithë kryeministrave më pas dhe do jetë një vlerë e kësaj godine shumë e shtuar”, - tha Rama.

“Parku Eden” është një projekt i studios “Precht” e themeluar nga arkitekti austriak Chris Precht, e specializuar në përdorimin e materialeve natyrale me ndikim të pakët në mjedis. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ndërron jetë ikona e modës, Giorgio Armani

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, stilisti italian Giorgio Armani. Lajmi i habiti të gjithë, sepse siç ishim mësuar Armani punoi deri në fund: pak ditë...

15:28

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI