Flash

A është shitur ishulli i Sazanit? Rama zbulon detaje nga projekti i dhëndrit të Trump

Lapsi.al 4 September 2025
A është shitur ishulli i Sazanit? Rama zbulon detaje nga projekti i

Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Opinion” për projektin në Sazan që do të investohet nga sipërmarrësi amerikan Jared Kushner, dhëndri presidentit amerikan Donald Trump.

Kreu i qeverisë u shpreh se ishulli i Sazanit nuk është shitur dhe as nuk do të shitet ndonjëherë, por në këtë projekt të madh shteti shqiptar do të jetë partner.

Ai theksoi se bisedimet për këtë projekt kanë kaluar disa faze, theksoi se ende vijojnë diskutimet për detajet e partneritetit.

"Ishulli I Sazanit është pasuri e shtetit dhe e popullit shqiptar, as nuk është shitur dhe as nuk do të shitet ndonjëherë. Është një pasuri e popullit shqiptar, ku qeveria shqiptare do të jetë partnere me kompaninë apo me grupin. Negociatat e partneritetit nuk kanë mbaruar ende.

Do të kalojë në parlament marrëveshja? Pa diskutim! Kjo shitja e Sazanit është si puna e ndarjes së Kosovës. Hedh një budalla një gurë në lumë dhe 100 të mençur nuk e nxjerrin dot. Zvërneci dhe Sazani janë në procesit akoma të projektit…" - tha Rama.

"Besoj që për disa muaj ne do kemi master planin e plotë që do I paraqitet publikut. Mënyra se sip o punohet do të vendos një standard të ri në infrastrukturën e mikpritjes. Po bëhet një punë e jashtëzakonshme, po bëhet diçka që do të bëhet një destinacion ëndrre" - tha Rama. /LAPSI.al.

Të këshilluara

Ndërron jetë ikona e modës, Giorgio Armani

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, stilisti italian Giorgio Armani. Lajmi i habiti të gjithë, sepse siç ishim mësuar Armani punoi deri në fund: pak ditë...

15:28

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI