Flash

A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Flet kryeministri Rama

Lapsi.al 4 September 2025
A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Flet

Prej 10 shkurtit të këtij viti, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në qeli, ndërsa ndaj tij vijojnë hetimet për korrupsion. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ende nuk ka marrë një vendim nëse pas 7 muajsh nga burgosja e Veliajt, duhet që ta çojë bashkinë më të madhe në vend në zgjedhje të parakohshme apo jo.

Në lidhje me këtë temë, kryeministri Rama është pyetur gjatë intervistës në emisionin “Opinion”, por përsëri nuk ka dhënë një përgjigje konkrete. Ai shprehet se ende “nuk e di”, duke theksuar se së pari po diskuton me persona të tjerë se si duhet ta trajtojë këtë situatë.

"Nuk e di këtë do ta shohim në vijim, nuk e di. Nuk e di. Unë kam kërkuar që të shikojë një sërë opinionesh për të kuptuar se si duhet trajtuar kjo gjë" - tha Rama.

Rama është pyetur edhe me angazhimin e tij në disa bashki të vendit, ku u shkarkuan drejtorë dhe punonjës. I pyetur nëse po merr edhe kontrollin e pushtetit lokal, Rama tha se kryetarët e bashkive janë të PS dhe se ishte detyrë e tij për t’u treguar se nuk po bëjnë punën që janë votuar nga qytetarët.

"Në pushtetin lokal e kemi në mos gaboj në 50 e ca bashki… Janë kryetar bashkie të PS ata. Nuk ka pavarësisht, është varësisht. Nuk ka pavarësisht kur gjërat vijnë në pikën që drejtorët e bashkive dhe jo vetëm drejtorët e bashkive, por edhe drejtorët e qeverisë në bashki bëhen problemi kryesor për sytë e atyre që na kanë votuar…

Kur kryetari i bashkisë nuk e zgjidh atëherë ne, PS që i kemi dhënë atij kryetari besimin dhe unë patjetër që si një njeri që i kam borxh Vlorës dhe Durrësit që më kanë dhënë voton pasivisht dhe sa të jem në politik do të jem edhe deputeti i Vlorës dhe i Durrësit.

Unë nuk shkarkoj, shkarkimet i bëjnë ata, por unë kam detyrimin që t’u them e dëgjoni çfarë thotë populli. Unë u them që këtyre njerëzve duhet të largohen, duhet t’u kërkohet dorëheqja. Dhe duhet të hapet gara, siç ndodhi në Vlorë, që të gjithë ata që duhet të kontribuojnë të bëjnë përpjekjen e tyre" - tha Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

Ndërron jetë ikona e modës, Giorgio Armani

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, stilisti italian Giorgio Armani. Lajmi i habiti të gjithë, sepse siç ishim mësuar Armani punoi deri në fund: pak ditë...

15:28

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI