Flash

Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit: S’ka celularë në klasë. Shkelësit përjashtohen

Lapsi.al 3 September 2025
Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit: S’ka celularë

Pas rregullores për vitin e ri shkollor, Ministria e Arsimit ka miratuar një udhëzim të ri me rregulla të rrepta për përdorimin e telefonave celularë në shkolla.

Dokumenti, që pritet të zbatohet në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare, synon të frenojë shpërqendrimin e nxënësve dhe varësinë e tyre ndaj rrjeteve sociale, duke rikthyer vëmendjen tek procesi i mësimit. Me këtë udhëzim, Ministria e Arsimit synon të krijojë një mjedis më të qetë dhe më të përqendruar në shkollë. Telefoni, që për një kohë të gjatë është parë si shoqërues i pandashëm i të rinjve, do të ketë një rol më të kufizuar brenda klasës. Pyetja që mbetet është nëse rregullat e reja do të sjellin vërtet një ndryshim të qëndrueshëm tek mënyra se si nxënësit e shohin mësimin dhe teknologjinë.

TELEFONAT E FIKUR

Sipas udhëzimit, përdorimi i telefonave brenda orës së mësimit është i ndaluar. Nxënësit do të kenë detyrimin t’i mbajnë pajisjet të fikura ose në modalitetin “silent”, pa mundësi për të telefonuar, dërguar mesazhe apo përdorur aplikacione sociale. Telefoni do të lejohet vetëm në pushime dhe vetëm për komunikime të domosdoshme. Mësuesi është i vetmi që mund të lejojë përdorimin e telefonit gjatë orës, por vetëm nëse kjo shërben për zhvillimin e lëndës. Në çdo rast tjetër, mbajtja e telefonit të hapur apo përdorimi pa leje do të konsiderohet shkelje disiplinore.

 

 

Një nga pikat më të forta të udhëzimit lidhet me provimet. Ministria ka përcaktuar qartë se telefoni nuk lejohet të mbahet gjatë testimeve. Çdo nxënës që kapet me pajisje elektronike gjatë provimit, do të trajtohet si rast i kopjimit dhe do të përballet me masa që shkojnë deri në anulimin e provimit dhe penalizime të tjera disiplinore. Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm nxënësit që kanë nevoja të posaçme shëndetësore, të cilët mund të përdorin pajisje të miratuara paraprakisht nga drejtoria e shkollës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI