Flash

Disa të arrestuar në Tiranë, policia jep detaje

Lapsi.al 3 September 2025
Disa të arrestuar në Tiranë, policia jep detaje

Në Tiranë, gjatë orëve të fundit janë shënuar disa ngjarje kriminale, duke përfshirë të shtëna me armë, ngacmim seksual dhe braktisje fëmijësh.

Policia ka arrestuar dhe proceduar dhjetëra persona për vepra të ndryshme penale. Mes tyre, një 18-vjeçar u kap me faqe bastesh në celular, ndërsa një 35-vjeçar akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të reje.

Dy të mitur janë shpallur në kërkim për të shtëna me armë ndaj një 27-vjeçari. Të gjitha rastet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga shtetasit:

-E. K., 21 vjeç, të cilit Gjykata i ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Gj. D., 34 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Cannabisi.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Kibermetik kapën dhe vunë në pranga shtetasin T. H., 18 vjeç, pasi kishte në celular, faqe aktive për vënie bastesh sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-arrestuan shtetasin E. V., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur 1 skuter elektrik;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. M., 31 vjeç dhe A. D., 46 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. B., 38 vjeçe, pasi dyshohet se është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijën e saj të mitur;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 32 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 45-vjeçar;

-shpallën në kërkim shtetasin B. R., 28 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me shuplakë, një 23-vjeçare. Punohet për kapjen e 28-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. A., D. A., A. V dhe V. A., të afërm me njëri-tjetrin, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. B., 62 vjeç, pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka hedhur një sasi inertesh, në afërsi të Rrugës së Arbërit;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. L., 37 vjeç dhe F. L., 33 vjeç, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, kanë kanosur shtetasin K. S., si dhe i kanë dëmtuar ambientet e lokalit;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 29 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”;

-shpallën në kërkim shtetasit T. A., 35 vjeç dhe F. R., 19 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. R., 45 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur 2 shtetas. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:

-arrestuan shtetasin Z. K., 72 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. I., 55 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit, 72-vjeçari i ka dëmtuar dorën, 55-vjeçarit, me mjet prerës;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. R., 28 vjeç, pasi ka kundërshtuar shoqërimin në ambientet e Policisë, për të dhënë sqarim rreth një konflikti në të cilin dyshohet se ka qenë i përfshirë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

-arrestuan shtetasin B. I., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një 19-vjeçare;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 63 vjeç, pasi dyshohet se nga pakujdesia, ka djegur një sipërfaqe toke në pronësi të tij, në fshatin Prush.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin B. T..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë shpallën në kërkim 2 shtetas të moshave 17 vjeç dhe 18 vjeç, pasi ka kallëzuar një 27-vjeçar, se për motive të dobëta, kanë qëlluar në drejtim të tij, me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime. Punohet për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për verifikimin e kallëzimit dhe rrethanave të tjera të rastit.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:

-S. K., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-I. Ll., 61 vjeç, pasi automjeti që dyshohet se drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi B. B.. Nga përplasja pati vetëm dëme materiale. Ndërkaq, 61-vjeçari u shoqërua në spital, ku është në kujdesin e mjekëve, të cilët do të kryejnë dhe ekzaminimet e nevojshme toksikologjike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI