Flash

Demi Moore tregon për luftën e Bruce Willis me demencën

Lapsi.al 3 September 2025
Demi Moore tregon për luftën e Bruce Willis me demencën

Demi Moore ka folur së fundmi për gjendjen shëndetësore të ish-bashkëshortit të saj Bruce Willis.

Gjatë një paraqitjeje  në podcast-in e Oprah Winfrey-t, Moore foli për ndryshimet e mëdha që ka pësuar Willis dhe ndikimin emocional që ka pasur kjo situatë.

“Është e vështirë. Është e dhimbshme të shohësh dikë që ishte kaq energjik dhe  i fortë, të ndryshojë dhe të shndërrohet në një tjetër version të vetes,” tha aktorja, e cila ka tre vajza me Willis: Rumer (37), Scout (34) dhe Tallulah (31).

Moore theksoi se për të është shumë e rëndësishme që t’i qasemi personave me demencë me mirëkuptim dhe pranim të realitetit.

“Unë gjithmonë them se është shumë e rëndësishme t’i takosh ata aty ku janë, pa pasur pritshmëri që të jenë siç ishin apo siç dëshiron që të jenë. Kur e bën këtë, aty shfaqet një ëmbëlsi e jashtëzakonshme — diçka e butë, e ndjeshme dhe plot dashuri.”

Aktorja shtoi se prania dhe përqendrimi në të tashmen janë çelësi përballë një situate kaq të ndërlikuar:

“Nëse mendon për atë që mund të ndodhë në të ardhmen, të kap ankthi. Nëse mendon për atë që ka qenë, të kap pikëllimi. Por nëse qëndron në të tashmen, zbulon se ka ende shumë për të ndjerë — dhe shumë prej tij është ende aty, edhe pse jo gjithmonë në mënyrë verbale.”

Komentet e Demi Moore vijnë pak ditë pasi Emma Heming, bashkëshortja e Willis, tregoi se ka marrë vendimin e vështirë për ta vendosur aktorin në një shtëpi tjetër, për shkak të nevojave të veçanta që ai ka si pasojë e sëmundjes.

“Ai do të donte që vajzat tona të ishin në një mjedis të përshtatshëm për nevojat e tyre, jo për të,” tha ajo në një intervistë për Diane Sawyer. Heming shtoi se, megjithatë, Bruce han ende mëngjes dhe darkë me familjen, ndërsa kujdeset për të një ekip mjekësor i përhershëm.

Willis, 70 vjeç, bëri publike diagnozën me afazi në vitin 2022, çka e detyroi të tërhiqej nga aktrimi. Më vonë, diagnoza u konfirmua si demenca frontotemporale — një sëmundje që ndikon në aftësinë për të folur, shkruar dhe kuptuar gjuhën e shkruar apo të folur.

Emma Heming pritet të publikojë më 9 shtator librin autobiografik me titull “Udhëtimi i Papritur: Si gjeta forcën, shpresën dhe vetveten në rrugën e kujdesit”, ku rrëfen përvojat e saj si bashkëshorte dhe kujdestare e Bruce Willis.

“Bruce është në gjendje të mirë shëndetësore në përgjithësi. Është vetëm truri që po i dështon,” tha Heming për ABC News.

 

Të këshilluara

Cardi B fiton gjyqin për sulm

Cardi B ka dalë fitimtare në një betejë ligjore në Los Anxhelos, pasi një juri unanime vendosi se ajo nuk ishte përgjegjëse në një padi civile për sulm dhe shpi...

18:18

Fifth Harmony rikthehet pas 7 vitesh pauzë

Lauren Jauregui, Normani, Dinah Jane dhe Ally Brooke i surprizuan fansat gjatë koncertit të Jonas Brothers – JONAS20: Greetings from Your Hometown Tour, që u mb...

19:19

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI