Flash

Ceferin zbulon pse Izraeli nuk do përjashtohet nga garat e UEFA-s, ndryshe nga Rusia

Lapsi.al 3 September 2025
Ceferin zbulon pse Izraeli nuk do përjashtohet nga garat e UEFA-s, ndryshe

Skuadrat izraelite do të mund të vazhdojnë të luajnë në garat e UEFA-së pa rrezikun e përjashtimit. Është vendimi përfundimtar i Aleksander Ceferin, i cili e mbylli prerazi çështjen që lidhet me përjashtimin nga kupat të skuadrave që vijnë nga Izraeli, një zgjedhje në vazhdimësi me atë të FIFA-s që i lejon kombëtares të vazhdojë rrugën e kualifikimeve për Botëror. Ndryshe nga ajo që ndodhi me klubet ruse, ende të përjashtuara nga kupat europiane, formacionet izraelite do të ruajnë vendet e fituara në fushë pavarësisht polemikave.

I ngacmuar nga Politico gjatë një interviste, presidenti ka përsëritur se UEFA nuk do të marrë asnjë lloj mase për sa i përket kupave të saj, duke i lejuar Maccabi Tel Aviv (kundërshtari i Bolognës në fazën e kampionatit) të luajë Europa League pa probleme. Një deklaratë që ka ngritur shumë polemika mbi menaxhimin e situatës nga ana e organit kompetent, i cili thjesht ka mbyllur sytë për këtë çështje. Skuadrat e Izraelit luajnë kupat e tyre nën UEFA që prej vitit 1994, nga kualifikimet për Botërorin që më pas do të zhvillohej në Shtetet e Bashkuara.

Qëndrimi i Ceferin për skuadrat izraelite në Europë

Maccabi Tel Aviv arriti të kualifikohet në fazën e kampionatit të Europa League dhe në rrugën e tij do të ndeshet edhe me Bolognën. Gjenocidi i kryer nga Izraeli nuk do të ketë asnjë pasojë për përjashtimin e skuadrës nga kupat dhe UEFA ka vendosur të mos aplikojë të njëjtën metodë të përdorur me skuadrat që vijnë nga Rusia, të cilat janë ende të përjashtuara nga çdo kompeticion. Fjalët e Ceferin kanë ngritur dyshime të mëdha: “Nuk jam mbështetës i skualifikimit të atletëve. Sepse çfarë mund të bëjë një atlet ndaj qeverisë së tij për të ndaluar luftën? Është shumë, shumë e vështirë. Tani, skualifikimi për skuadrat ruse zgjat, besoj, prej tre vitesh e gjysmë. Lufta ka mbaruar? Nuk ka mbaruar”.

Lexo më tej: Ceferin nuk rikandidon e sulmon: “Klubet të lirë të futen në Zombie League”

Presidenti flet më pas për mungesën e presionit politik në këtë situatë: “Duhet të them se me situatën në Rusi dhe Ukrainë ka pasur një presion politik shumë të fortë. Tani është më shumë një presion nga shoqëria civile sesa nga politikanët, sepse politikanët, kur bëhet fjalë për luftëra dhe viktima, janë natyrisht shumë pragmatikë”. Pavarësisht protestave dhe thirrjeve ndërkombëtare, UEFA ka konfirmuar pjesëmarrjen e klubeve izraelite, me Ceferin që është kufizuar të shprehë keqardhjen e tij për kontekstin e luftës dhe të vuajtjes globale.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI