Flash

Shkodër/ Shkaktoi ndotje duke djegur mbeturinat, arrestohet 44-vjeçari

Lapsi.al 2 September 2025
Shkodër/ Shkaktoi ndotje duke djegur mbeturinat, arrestohet

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohet për ndezjen e një zjarri të qëllimshëm, me qëllim djegien e mbetjeve në ambientet e një subjekti që ai menaxhon. Si pasojë e këtij veprimi, është shkaktuar ndotje e ndjeshme e mjedisit në lagjen “Bahçallëk”.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shkodrës, Gentian Gjuhca, 44 vjeç, banues në Shkodër, është kapur në flagrancë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, në momentin që kishte ndezur zjarr për djegien e mbetjeve në oborrin e subjektit të tij.

Veprimi i tij jo vetëm që ka rrezikuar shëndetin e banorëve përreth për shkak të ndotjes së ajrit, por ka ngritur shqetësime të mëdha në komunitet për mundësinë e përhapjes së flakëve edhe në zona të tjera.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka marrë në dorë dosjen dhe ka nisur procedurat për katër vepra penale:

-“Menaxhimi i mbetjeve”,

-“Ndotja e ajrit”,

-“Ndotja e ujërave”,

-“Fshehja e të ardhurave”.

Policia e Shkodrës ka bërë thirrje publike për qytetarët që të jenë të kujdesshëm me veprimet që mund të dëmtojnë mjedisin ose të rrezikojnë jetën e të tjerëve, duke paralajmëruar se rastet e tilla do të përballen me forcën e ligjit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejt...

07:13

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI