Flash

Meta: Në burg po lexoj librin e Mandelës, Partia e Lirisë u rrëmbye dhe u tradhtua

Lapsi.al 2 September 2025
Meta: Në burg po lexoj librin e Mandelës, Partia e Lirisë u

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në intervistën e dhënë për SYRI.net ka folur edhe për jetën e tij në qeli, si i burgosur politik. Meta është shprehur se, Partia e Lirisë i ka kaluar momentet e saj të vështira dhe tani është gati për tu bërë pjesë e parlamentit dhe për të bërë opozitën e saj.

Intervista

Po rolin e Partisë së Lirisë me fillimin e legjislaturës së re, si e shikoni?

Jam optimist se Partia e Lirisë i ka kaluar momentet më të vështira të cilat ishin rrëmbimi im, por edhe tradhtia e ‘Kolonës së Pestë’ të regjimit në zgjedhjet e 11 Majit. Të jesh me Partinë e Lirisë sot është një sakrificë e madhe sepse je target i regjimit. Por është edhe krenari e madhe se je në anën e duhur të historisë.

Me Z. Tedi Blushi në Kuvendin e ri, jam i sigurtë se kauzat e Partisë së Lirisë do të dëgjohen edhe më fort se në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ndërkohë organizimi ynë duhet t’i përshtatet më mirë situatës që kemi, për të qenë më i padepërtueshëm ndaj diversionit të regjimit.

Por beteja ballore kundër korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës duhet të përshkallëzohet çdo ditë dhe kjo s’bëhet pa vënë para përgjegjësisë çdo ditë SPAK-un që amniston aferën më gjigante të Edi Ramës, inceneratorin që nuk ekziston apo që mbyll sytë para firmës së tij për të shpallur fituese një kompani që lindi 8 muaj më pas. Po kalojmë një sprovë e cila çdo ditë na forcon vullnetin për të shkallmuar këtë regjim kleptokratik dhe antikombëtar.

A jeni optimist për të ardhmen?

Ju më pyesni a vazhdoj të jem Ilir Meta? Padiskutim që po. Vetëbesimi, guximi por edhe vizioni më kanë ndihmuar historikisht që të mos jem andej nga fryn era e momentit, por nga është e drejta, e vërteta dhe e ardhmja. Kam marrë mësime të rëndësishme në këto 30 vite të cilat do më ndihmojnë shumë për angazhimin tim në 30 vitet e ardhshme.

Kjo përvojë në burg në planin personal do më vlejë shumë. Shpesh e krahasoj me ndryshimin që solli në jetën time angazhimi në sportin e peshëngritjes, jo thjesht në kuptimin edukativ e sportive të disiplinës por të të kuptuarit të realitetit ku ndodhej vendi dhe shoqëria.

Deri atëherë isha një fëmijë i indoktrinuar, që besoja se vërtet jetonim në një vend të lumtur ngaqë unë jetoja më një lagje shumë të mirë të ‘Pazarit të ri’ dhe në një pallat ushtarakësh të privilegjuar. Por në peshëngritje njoha shumë shokë nga Kombinati, Sauku, Kamza, Porcelani e periferi të tjera të cilët flisnin për jetën reale që ishte një ferr për ta.

Atje kuptova se edhe pse personalisht isha rritur mirë në raport me të tjerët, përsëri isha rritur mes gënjeshtrash dhe kjo ndikoi shumë në formimin tim për të refuzuar gënjeshtrat e lumturisë komuniste, që më nxiti edhe të isha shumë aktiv në Lëvizjen Studentore. Edhe burgu më ka ndihmuar shumë të çlirohem nga shumë gënjeshtra dhe ta shoh jetën në mikro, ku ajo është më e vërtetë dhe e prekshme.

Cila është kënaqësia më e madhe në burg për ju?

Natyrisht që kënaqësia më e madhe është takimi njëherë në javë me motrën dhe fëmijët. Por kënaqësia e përditshme është leximi dhe ushtrimet fizike. Aktualisht po lexoj librin autobiografik të Nelson Mandelës ‘Long walk to Freedom’. Jam aktualisht në momentin kur Mandela përpunoi platformën klandestine të ANC për t’i rezistuar regjimit të aparteidit. Kudo pakicat përmes dhunë e frikës shtypin shumicën, por përkohësisht.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI