Flash

Më shumë se 48 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat

Lapsi.al 2 September 2025
Më shumë se 48 mijë shqiptarë kontribuojnë për

Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrën 48 mijë anëtarëve. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në mesin e vitit 2025 numri i anëtarëve të fondeve arriti në 48 241 anëtarë, në rritje me 7.4% që nga fillimi i këtij viti dhe me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Numri i individëve pjesëmarrës në fondet private të pensioneve po rritet me ritme të qëndrueshme në dekadën e fundit dhe është në nivelet më të larta historike. Megjithatë, depërtimi i pensioneve private ngelet ende në nivele modeste. Individët që kontribuojnë për një pension privat përbëjnë afërsisht 6.5% të numrit të kontribuuesve në skemën publike të sigurimeve shoqërore.

Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit qershor të këtij viti arriti në 8.6 miliardë lekë, 7.3 miliardë lekë, në rritje me 9.7% që nga fillimi i vitit dhe me 17.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, nëse përfshijmë edhe fondet e mbyllura të pensionit, vlera totale e aseteve është ndjeshëm më e lartë, me afërsisht 13.9 miliardë lekë.

Asetet e fondeve të pensioneve janë të investuara kryesisht në obligacione të qeverisë shqiptare. Për nga vlera e aktiveve, tregu i fondeve private ngelet ende segmenti më i vogël i tregut financiar në Shqipëri.

Ligji i ri “Për fondet e pensionit privat”, që hyri në fuqi në fund të vitit 2023, ka sjellë rritje të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve.

Sipas ligjit të ri, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor të kontributeve për pensione private është rritur në nivelin e pagës minimale të miratuar, që ka arritur në 40 mijë lekë në muaj. Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet arrin në 480 mijë lekë në vit. Edhe kontributet e pensionet privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë.

Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme, pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat.

Aktualisht, në tregun e pensioneve private janë aktive gjashtë fonde të pensioneve private, që administrohen nga katër shoqëri administruese./MONITOR

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejt...

07:13

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI