Flash

Kush është David Odogu, mbrojtësi i marrë nga Milan me vetëm 3 ndeshje me të rriturit

Lapsi.al 2 September 2025
Kush është David Odogu, mbrojtësi i marrë nga Milan me

Mes Akanji dhe Joe Gomez, në fund e fitoi David Odogu. Mbrojtësi i lindur në vitin 2006 vjen nga Wolfsburg për të forcuar vijën mbrojtëse të Milanit. Një blerje surprizë që do ta sjellë qendërmbrojtësin gjerman të veshë fanellën kuqezi për një shumë rreth 10 milionë euro. Një goditje në perspektivë për të ardhmen për një rol me pak interprete, pas vendimit të Allegrit për të luajtur me 3. Në Bundesliga Odogu ka luajtur pak, vetëm 3 paraqitje me gjithsej 194 minuta. Nuk ka përvoja të tjera mes të rriturve, por bien në sy thirrjet në kombëtaren e moshave, një vazhdimësi nga U17 deri te U19 e Gjermanisë.

Blerja e Odogu nuk i mbyll dyert emrave të tjerë në repartin mbrojtës, në të cilin prej pak është shtuar ish-lojtari i Genoa-s, Koni de Winter, megjithëse dy pistat e ndjekura deri tani janë ndërlikuar: Akanji në drejtim të Inter-it, ndërsa për Joe Gomez Liverpool nuk duket se do të japë dritën jeshile. Në frontin ofensiv mbeten në zhvillim kontaktet mes Milanit dhe Romës për të përcaktuar një shkëmbim hipotetik Gimenez-Dovbyk.

Një Kampion Bote për Massimiliano Allegrin

Odogu mbërrin në Milano me një Europian dhe një Botëror të fituar, por duhet saktësuar se bëhet fjalë për të dyja kompeticione rinore të fituara me Gjermaninë U17. Pas fillimeve te Union Berlin, mbrojtësi ka veshur gjithmonë fanellën e Wolfsburg, duke kaluar nëpër të gjitha moshat deri sa arriti te skuadra e dytë e më pas në të parën. Është e mundshme që edhe këtë vit të ndjekë një rrugë të ngjashme, duke u ndarë mes skuadrës së madhe dhe Milan Futuro.

Në Bundesliga është përballur me vështirësitë e Union Berlin dhe Leipzig, ndeshje të zhvilluara si titullar për 90 minuta, dhe kundër Borussia me të cilin pati një parantezë të vogël prej vetëm 14 minutash. E mundur që të jetë i dobishëm për Allegrin kur në Serie A do të ritakojë një njohje të vjetër të futbollit gjerman, sulmuesin e ri të Juventusit: Lois Openda. Në U19 ka pasur rezultatet më të mira, me 5 gola të ndarë mes dy viteve dhe 24 paraqitje.

I riu Odogu dhe ajo krahasim me Malik Thiaw

Merkatoja kuqezi vazhdon të lëvizë në dy rrugë të ndara por paralele: të rinj perspektivë dhe veteranë të sigurt. Nga njëra anë hyjnë emra si Odogu dhe Athekame, mbrojtësi i djathtë 20-vjeçar i marrë nga Young Boys, nga ana tjetër tifozët presin mbërritjen e Adrien Rabiot. “Kali i çmendur” pritet në mbrëmje për t’u ribashkuar me një nga trajnerët që e ka vlerësuar më shumë: Massimiliano Allegri. Në ditën e fundit të merkatos, gati si surprizë, erdhi goditja Odogu. Është ende herët për të përcaktuar se çfarë lojtari është, me 191 cm lartësi duket se propozohet si një mbrojtës i fortë dhe i fuqishëm me kokë, por mosha e re dhe mungesa e përvojës lënë ende shumë dyshime.

Nuk pritet të jetë titullar, më shumë një përforcim për t’u hedhur në lojë gjatë ndeshjes në mënyrë që të fitojë eksperiencë. Për rol, kombësi dhe fizicitet ngjan shumë me një përforcim të ndonjë vere më parë, kur drejtuesit kuqezi sollën Malick Thiaw në Milano. Në atë rast, megjithatë, mbrojtësi kishte grumbulluar pothuajse 50 paraqitje me fanellën e Schalke 04. Me largimin e Thiaw drejt Newcastle, drejtuesit synojnë të forcojnë repartin me një goditje të ngjashme, por më të paparashikueshme, në optikën ndoshta të një plusvalence të ardhshme, pikërisht si për blerjen e re të Premier League.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI