Flash

Channing Tatum thyen heshtjen për divorcin me Jenna Dewan

Lapsi.al 2 September 2025
Channing Tatum thyen heshtjen për divorcin me Jenna Dewan

Channing Tatum ka folur së fundmi për divorcin e tij nga Jenna Dewan dhe ndikimin që ndarja pati tek vajza e tyre, Everly, tashmë 12 vjeçe.

“Është e kaluar, por është vërtet e vështirë të mos e kesh vajzën pranë gjysmën e kohës,” – tha aktori i filmit Step Up në një intervistë për Variety. “Do të doja ta kisha gjithmonë me vete.”

Deklaratat e tij erdhën gjatë promovimit të filmit të ri, “Roofman”, ku Tatum luan rolin e një burri që përpiqet të rifitojë kontaktin me vajzën e tij pas daljes nga burgu – një histori me të cilën ai thotë se lidhet personalisht.

Channing  finalizoi divorcin me Dewan në shtator të vitit 2024, pas një beteje gjyqësore që zgjati gati 6 vite – kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve mbi të ardhurat nga seria “Magic Mike”, të cilat Tatum filloi t’i gjeneronte ndërkohë që ishte ende i martuar.

Çifti u njoh në vitin 2006 dhe u martuan në 2009. Ata u ndanë përfundimisht në vitin 2020, duke rënë dakord për kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike për vajzën e tyre Everly.

“Jenna dhe unë jemi mirë tani, por ishte një ndarje e dhimbshme, sidomos sepse ishim shumë të rinj,”– kujton aktori. “U përpoqëm ta mbanim lidhjen, provuam për një vit e gjysmë, por e dinim që… nuk funksiononte.”

Pas ndarjes, të dy ish-partnerët kanë vijuar jetën me lidhje të reja: Channing Tatum ishte në një lidhje për tre vite me aktoren Zoë Kravitz, me të cilën ishte edhe i fejuar, por çifti i dha fund marrëdhënies vitin e kaluar. Aktualisht, aktori është në një lidhje me modelen Inka Williams.

Nga ana tjetër, Jenna Dewan është e fejuar me aktorin Steve Kazee që prej vitit 2020. Çifti ka dy fëmijë së bashku: Callum, 5 vjeç, dhe Rhiannon, 1 vjeçe.

 

Të këshilluara

Fifth Harmony rikthehet pas 7 vitesh pauzë

Lauren Jauregui, Normani, Dinah Jane dhe Ally Brooke i surprizuan fansat gjatë koncertit të Jonas Brothers – JONAS20: Greetings from Your Hometown Tour, që u mb...

19:19

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI