Flash

Zhegrova te Juventus, pse goditja e merkatos nuk luan që nga dhjetori 2024

Lapsi.al 1 September 2025
Zhegrova te Juventus, pse goditja e merkatos nuk luan që nga dhjetori 2024
Edon Zhegrova te Juventusi do të jetë goditja e ditës së fundit të merkatos për bardhezinjtë. Marrëveshja me Atletico Madrid për shitjen e Nico Gonzalez i hapi dritën jeshile ardhjes së anësorit ofensiv kosovar, i cili në mëngjesin e sotëm ka zbritur në Torino për vizitat mjekësore të zakonshme, përpara firmës në kontratë.

Edon Zhegrova te Juventus, vizitat mjekësore dhe firma në program

Një kontratë trevjeçare, me Lille që mund të përfitojë rreth 20 milionë euro plus 5 milionë bonus. Tudor dhe Juventusi, me pikë të plota pas sukseseve ndaj Parmës dhe Genoas, do të mund të llogarisin kështu në një futbollist të aftë të luajë si në të djathtë ashtu edhe në të majtë, duke garantuar shpejtësi, papriturësi dhe teknikë. Në të kaluarën, lojtari i lindur më 1999 ka qenë objekt dëshirash në merkato edhe nga Napoli dhe Marseille. Që verën e kaluar Zhegrova kishte shprehur vullnetin për të lënë skuadrën franceze për një përvojë të re profesionale.

Pse Zhegrova nuk luan që nga dhjetori 2024, çfarë ka ndodhur

Kuriozitet i madh rreth këtij djali, që duhet të rigjejë gjithashtu ndjesinë me fushën. Ndeshja e tij e fundit daton pikërisht më 14 dhjetor 2024. Që prej asaj kohe, Zhegrova ka kaluar një kalvar të vogël për shkak të problemeve me pubalgjinë. Një dëmtim që e detyroi të përfundonte nën operacion, me kosovarin që dukej gati të kthehej në disa raste, por pa arritur dot, duke parë kështu zgjatjen e kohës së rikuperimit dhe duke humbur në fakt gjithë sezonin e kaluar.

Lexo më tej: Zhegrova, Juventus gati të bëjë lëvizjen finale: akord me menaxherin e kosovarin

I rikthyer në grup pasi ishte stërvitur edhe me skuadrën rezervë, Zhegrova këtë sezon nuk është grumbulluar në dy raste, zyrtarisht për probleme të vogla fizike, ndërsa në një rast (kundër Monacos) ka mbetur në pankinë. Tani për të nis një jetë e re te Juventusi, ku duhet të lërë pas shpine të shkuarën e afërt të vështirë, të mbushur me telashe fizike. Ndërkohë, mundësia për të shfrytëzuar menjëherë pushimin për kombëtaret do t’i lejojë atij të njihet më mirë nga Igor Tudor.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Edon Zhegrova (@edonzhegrova10)

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI