Flash

Si sot 97 vjet më parë Ahmet Zogu u shpall "Mbret i shqiptarëve"

Lapsi.al 1 September 2025
Si sot 97 vjet më parë Ahmet Zogu u shpall "Mbret i

Më 1 shtator 1928, Ahmet Zogu u shpall nga Asambleja Kushtetuese ‘Mbreti i të gjithë Shqiptarëve’

Ahmet Zogu u lind në Burgajet të Matit, më 8 tetor 1895. Ishte ministër i Brendshëm (30 janar, 1920 – 14 nëntor, 1920), kryeministër i Shqipërisë (1922-1924), president (1925 - 1928) dhe u shpall mbret më 1 shtator 1928. Më 9 prill 1961, Ahmet Zogu shuhet në Spitalin e Sursnes afër Parisit në orën 16.00, në moshën 66-vjeçare.

Pas zgjedhjeve të parakohshme më 25 Gusht 1928, u propozua ndërrimi i formës së qeverisjes, u formua komisioni statusor, i cili propozoi ndërrimin e formës së regjimit nga republikë në monarki. Ky propozim u hodh në votim dhe parlamenti më 30 gusht 1928, vendosi që Asambleja Kushtetuese të proklamojë Shqipërinë Mbretëri Demokratike Parlamentare të Trashëgueshme.

FOTO HISTORIKE/ 1 shtator 1928, Ahmet Zogu e shpall veten "mbret të

Më 1 Shtator 1928, Asambleja Kushtetuese vendosi: "Mbret të Shqiptarëve" nën emrin "Zog I". Ceremonia e kurorëzimit ishte planifikuar për në orën pesë, por në katër e gjysmë dhoma e bardhë e parlamentit ishte mbushur plot me deputetë, punonjës civilë, kryetarë të fiseve disa të veshur me frakë dhe të tjerë me feste prej leshi të bardhë. Krerët e misioneve të huaja ishin gjithashtu të pranishëm.

Arkivat angleze: Pse u shpall mbret dhe sa para mori Zogu nga Shqipëria – KultPlus

“Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hedh këmbën mbi Thronin e Mbretnis Shqiptare dhe po marr në duer Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajte Bashkimin Kombëtar, Independencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjeve që ndodhen në zbatim, duke pas parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë” - ishte betimi i Zogut.

Më 27 prill 1938 martohet me konteshën hungareze Geraldina Appony, ku veshjet e dasmës, si zakonisht, vinin nga dora e Gjon Lacës.

Më 7 prill 1939 duke mos pranuar kushtet e pushtimit fashist, largohet nga Shqipëria.

Më 9 prill 1961, Ahmet Zogu shuhet në Spitalin e Sursnes afër Parisit në orën 16.00, në moshën 65- vjeçare.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI