Flash

Kuqezinjtë 14 ndeshje zyrtare në shtator: program i ngjeshur i Kombëtareve

Lapsi.al 1 September 2025
Kuqezinjtë 14 ndeshje zyrtare në shtator: program i ngjeshur i
Muaji shtator vjen plot sfida për futbollin kuqezi, me 14 ndeshje në program për 5 ekipe të moshave dhe Kombëtaren A. Nga miqësoret testuese deri te sfidat vendimtare kualifikuese, kuqezinjtë do të zbresin në fushë në Shqipëri e jashtë saj. Kombëtarja A do të zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme. Fillimisht miqësoren ndaj Gjibraltarit më 4 shtator në stadiumin “Europa Point”, në orën 18:00. Më pas, më 9 shtator, skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo rikthehet në Tiranë për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Letonisë, që do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shqipëria U-21 e trajnerit Alban Bushi do të ketë dy teste miqësore me rivalë të fortë europianë. Më 5 shtator kuqezinjtë do të përballen me Gjermaninë në “Elbasan Arena”, në orën 18:00, ndërsa më 8 shtator do të luajnë në transfertë ndaj Zvicrës, në “Brügglifeld Stadium” të Aaraut, në orën 18:30.

Lexo më tej: Zbulohet lista, Sylvinho kokëfortë: akoma jashtë Berisha, asnjë çudi për Letoninë

Shqipëria U-19 do të marrë pjesë në një turne miqësor triangolar të organizuar nga FSHF. Kuqezinjtë do të sfidojnë Moldavinë më 4 shtator në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa më 8 shtator përballen me Kosovën, po në “Shtëpinë e Futbollit”. Shqipëria U-17 do të garojë në turneun ndërkombëtar “Syrenka Cup” në Poloni, ku do të luajë më 4 shtator ndaj Polonisë, më 6 shtator ndaj Norvegjisë dhe më 9 shtator ndaj Rumanisë. Shqipëria U-15 ka në program dy miqësore ndaj Maltës në “Shtëpinë e Futbollit”, më 16 shtator (ora 16:00) dhe më 18 shtator (ora 11:00). Gjithashtu, Shqipëria do të presë edhe UEFA Development Tournament për vajzat U-15, që do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit” nga 24 deri më 29 shtator, me pjesëmarrjen e Kosovës, Moldavisë dhe Estonisë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI