Flash

Fifth Harmony rikthehet pas 7 vitesh pauzë

Lapsi.al 1 September 2025
Fifth Harmony rikthehet pas 7 vitesh pauzë

Lauren Jauregui, Normani, Dinah Jane dhe Ally Brooke i surprizuan fansat gjatë koncertit të Jonas Brothers – JONAS20: Greetings from Your Hometown Tour, që u mbajt të dielën, më 31 gusht, në Dos Equis Pavilion, Dallas.

Kjo ishte performanca e tyre e parë që nga viti 2018, kur grupi vendosi të shkonte në pauzë të pacaktuar.

“E mbani mend Fifth Harmony?”, tha Normani, ndërsa grupi marshonte në skenë mes duartrokitjeve.

Në rrjete sociale, vajzat shpërndanë një video me mbishkrimin:

“Ku ishit më 31 gusht 2025? Faleminderit @jonasbrothers për ftesën. Ishte mrekulli të ktheheshim .”

[embed]https://www.instagram.com/reel/DOC62wyjlTs/?igsh=N3d5bHFtcGJiY3Zo[/embed]

Edhe vetë Jonas Brothers ndanë një klip ku Fifth Harmony kërcenin me “Work From Home”, duke e cilësuar momentin si “të veçantë”.

Ky rikthim vjen disa muaj pasi The Hollywood Reporter raportoi se grupi po diskutonte për një dokumentar dhe një turne të mundshëm ribashkimi.

Madje, vetëm pak orë para surprizës në koncert, llogaria zyrtare e Fifth Harmony në X (ish-Twitter) u aktivizua për herë të parë që prej 2018-s, duke postuar hashtagun #FifthHarmonyFollowSpree, gjë që ngriti menjëherë dyshimet për një rikthim.

Fifth Harmony u formua në vitin 2012 në “The X Factor”, pasi anëtaret kishin konkurruar si solo.

Grupi përfshinte fillimisht edhe Camila Cabello, e cila u largua në fund të vitit 2016.

Gjatë karrierës së tyre, ata publikuan tre albume dhe sollën hite si “Boss,” “Sledgehammer,” “Worth It,” “Work From Home” dhe “All in My Head (Flex)”, duke arritur disa herë certifikim platini.

Koncerti i fundit i grupit para pauzës ishte në Hard Rock Live, Florida, më 11 maj 2018.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI