Flash

Bajrami braktis Shqipërinë për Zvicrën: befasohet Sylvinho, po lojtarin e humbëm vetë

Lapsi.al 1 September 2025
Bajrami braktis Shqipërinë për Zvicrën: befasohet Sylvinho,
Adrian Bajrami u lodh së qeni i thirrur sa për numër. Pothuaj kurrë i aktivizuar, me përjashtim të tre ndeshjeve miqësore, mbrojtësi 23 vjeçar është injoruar nga Sylvinho, që nuk i besoi asnjëherë. Edoardo Reja i dha debutimin në miqësoren me Estoninë në 13 qershor 2022, por prej aty djaloshi humbi i mbyllur nga lojtarët të tjerë e nga një trajner që nuk provoi kurrë të dilte nga zona e sigurisë për të provuar të ndryshojë. Vetëm 199 minuta në tre miqësore e asnjë eliminatore. E kështu, Adrian Bajrami (ish-Benfica) vendosi të ndryshojë fatet e karrierës së tij ndërkombëtare, duke hequr dorë nga fanella kuqezi për Zvicrën. Me pasaportë zvicerane dhe i lindur në Langenthal e në forcë të Luzerne, duket krejt normale që Bajrami të ndihet gati të ndryshojë fanellë, për më tepër që me Shqipërinë askush nuk denjoi ti jepte mundësinë të shpërfaqej.

Lexo më tej: Sylvinho lë Berishën në shtëpi se “Dajsinani luan me këmbë”: ja pse nuk vjen Ismajli

23 vjeçari ka informuar FSHF-në për vendimin e tij, pasi kishte marrë ftesën nga Sylvinho. Braziliani pastaj, për të plotësuar listën, ka thirru mbrojtësin Maldin Kacurri, i cili do të bashkohet me skuadrën në kampin stërvitor të kuqezinjve në Malaga gjatë të hënës dhe do të vihet në dispozicion për këto dy ndeshje. Kacurri, i cili ka qenë më parë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave U-17, U-19 dhe U-21 të Shqipërisë, ftohet për herë të parë në Kombëtaren A.

Ndryshime në listën e Kombëtares

Para ndeshjeve të shtatorit me Gjibraltarin dhe Letoninë Sylvinho detyrohet të ndryshojë dhe jo vetëmk për zgjedhjen e Adrian Bajramit. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në vend të Ylber Ramadanit, i cili nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për shkak dëmtimi, është thirrur Enis Çokaj, mesfushor i Levadiakosit në kampionatin grek, që ka qenë edhe më parë pjesë e Kombëtares A, ku numëron 5 ndeshje. Pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet e shtatorit nuk do të jetë as Ernest Muçi, i cili ka vuajtur nga dhimbje të mesit me shenja të inflamacionit të diskut. Pas konsultimit me stafin mjekësor të klubit dhe doktorin e Kombëtares, është vendosur që ai të mos thirret për këto ndeshje. Trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë sulmuesin Cristian Shpendi, i cili grumbullohet për herë të parë me Kombëtaren A, pas aktivizimeve me ekipet kombëtare të moshave U-19 dhe U-21.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI