Flash

"Ndyrësirë!!! Ça je ti!" Ulërima histerike ndaj fëmijëve jetimë të "Zyber Hallullit"

Lapsi.al 31 August 2025
"Ndyrësirë!!! Ça je ti!" Ulërima histerike ndaj
Një rast shqetësues është denoncuar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë nga JOQ, ku prej rreth një muaji një nga kujdestaret dyshohet se ulëret vazhdimisht ndaj fëmijëve, duke krijuar një klimë frike dhe stresi te ta. Britmat e ndonjë kujdestareje histerike dëgjohen në kohën kur fëmijët ushqehen dhe një filmim nga pallati përballë dëshmon për një trajtim mizor të jetimëve të vegjël.  
 
View this post on Instagram
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Në mesazhin që shoqëron denoncimin e bërë tek JOQ shkruhet se kjo situatë vazhdon prej një muaji dhe filmimet janë bërë në orën 8 të mëngjesit. Mesazhi i plotë i qytetarit: “Përshëndetje! Dua të ndaj një shqetësim urgjent! Tek shtëpia e fëmijës Zyber Hallulli ka rreth 1 muaj që një nga kujdestaret dëgjohet sistematikisht që ulëret fëmijëve. Ora 8 e mëngjesit. Nuk e di çfarë mund të ketë bërë një fëmijë që do të ushqehet për të merituar një trajtim të tillë. Ka rreth 1 muaj dëgjohet kjo. Më parë nuk kemi dëgjuar gjë.”

Të këshilluara

Stuhia, ndërpriten fluturimet në Rinas

Mesditën e kësaj të shtune kryeqyteti është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Stuhia e fuqishme ka shkaktuar dhe ndërpr...

14:32

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI