Flash

Selena Gomez reagon ndaj fejesës së Taylor Swift

Lapsi.al 29 August 2025
Selena Gomez reagon ndaj fejesës së Taylor Swift

Selena Gomez ka reaguar  ndaj lajmit për fejesën e Taylor Swift, me sportistin Travis Kelce.

Në një postim në Instagram Story të mërkurën, aktorja e  “Only Murders in the Building” ndau foton e çiftit nga momenti i propozimit, duke shkruar sipër: “Kur shoqja fejohet ”, shoqëruar me këngën “You’re My Best Friend” nga Queen.

Gomez publikoi gjithashtu një mesazh të vjetër nga Swift i vitit 2009 që fliste për dashurinë e vërtetë:

“Dashuria e vërtetë ekziston. Nuk është vetëm diçka që e sajojmë kur jemi nëntë vjeç. Duhet ta besoj. Edhe ti gjithashtu,” kishte shkruar Taylor në Twitter-in e saj dikur.

Të dyja artistet janë shoqe të ngushta që nga fundi i viteve 2000, kur Selena ishte në një lidhje me Nick Jonas dhe Taylor me vëllain e tij, Joe Jonas. Ato janë parë gjithnjë pranë njëra-tjetrës në momentet më të rëndësishme të jetës së tyre, përfshirë edhe fejesat.

Taylor dhe Travis njoftuan fejesën të martën me një set fotosh romantike në një kopsht me lule. Në përshkrimin e postimit ata shkruan me humor: “Mësuesja e anglishtes dhe mësuesi i palestrës po martohen.”

Ndërkohë, edhe Selena vetë është e fejuar me producentin Benny Blanco që nga dhjetori i vitit 2024. Në njoftimin e saj, Swift kishte komentuar: “Po, unë do të jem vajza e luleve në dasmën tënde!”

Në një intervistë të fundit në podcast-in “Therapuss With Jake Shane”, Gomez tregoi:

“Ne të dyja dilnim me Jonas Brothers. Unë me Nick, ajo me Joe... Ishim të reja dhe e vetmja gjë e bukur që morëm nga ato lidhje ishim ne vetë – shoqëria jonë.”

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI