Flash

Dinamo u eliminua një hap nga faza kampionat, Daja pranues: “Nuk kam asnjë peng”

Lapsi.al 28 August 2025
Dinamo u eliminua një hap nga faza kampionat, Daja pranues: “Nuk kam

“Nuk kam asnjë peng, me të gjitha problematikat që kemi pasur ky ishte maksimumi ynë. Kemi probleme shumë të mëdha në lëvizjen e lojtarëve për shkak të dëmtimeve që kemi. Kemi bërë një rrugëtim shumë të mirë dhe historik për Dinamon”. Ilir Daja pranon se nuk kishte asgjë për të bërë përballë Jagiellonia, në playoff të Conference League. Polakët avancuan falë rezultatit të përgjithshëm 4-1, duke e lënë mirazh për Dinamon fazën kampionat të një kompeticioni UEFA.

Ajo që pastaj dihej, por që tekniku priti të eliminohej për ta artikuluar është se largimet e Zabërgjas dhe Mandelës e kishin dobësuar ndjeshëm skuadrën: “Me ato mungesa që kemi dhe me largimin e dy sulmuesve kryesorë, nuk mund t’i zëvendësojmë për një muaj. Ne nuk duhet të kishim ndërhyrë në këtë moment, por në janar. Dihej që Itodo dhe Zabërgja do të largoheshin. Ne duhet të kishim gjetur zëvendësuesin që në janar. Sot do të përballeshim denjësisht, pavarësisht se Jagiellonia e tregoi cilësinë në ndeshjen e parë. Do më vinte mirë që sot ta mbyllnim me fitore sepse iu afruam asaj gjëje. Por bëmë një rrugëtim të mirë me këtë kontigjent”, u shpreh Daja.

Lexo më tej: Bregu nuk mjafton: Dinamo barazon në Tiranë, Jagiellonia shkon në grupet e Conference

Në fund edhe një vlerësim për kampionatin që për Dinamon nuk ka nisur ende, duke qenë se ndeshja hapëse me Teutën është shtyrë për në 5 shtator: “A është Dinamo favorit për titullin kampion? Kampionati nuk ka filluar akoma, presim këto ditë për të bërë ndërhyrje në merkato, sepse na duhen lojtarë në mbrojtje dhe në sulm. Nuk mund të themi se çfarë do të bëjmë, nga vetë historia që ka Dinamo ka objektiva madhore” e mbylli Daja.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI