Flash

Blake Lively reagon ndaj fejesës së Taylor Swift me Kelce?

Lapsi.al 28 August 2025
Blake Lively reagon ndaj fejesës së Taylor Swift me Kelce?

Blake Lively nuk e ka uruar ende Taylor Swift për fejesën me Travis Kelce, pas prishjes së raportit të tyre miqësor më herët gjatë këtij viti, raportoi Daily Mail të mërkurën.

“Blake nuk e ka kontaktuar [pas shpalljes së fejesës] dhe nuk ka ndërmend ta bëjë,” tha një burim për median britanike.

“Nuk është momenti i duhur. Çfarë kuptimi do të kishte tani? Nuk ka sens. [Lively] ka gjëra më të rëndësishme për të zgjidhur,” shtoi burimi, duke iu referuar dramës ligjore të aktores me Justin Baldoni.

Burimi po ashtu shtoi se Lively “nuk flet më për Taylor” dhe nuk mendon më për marrëdhënien e tyre.

“Kjo është diçka për të cilën do të kishin folur në të kaluarën – si do të ishte dasma, nëse do të ishte pjesë e saj, etj. Por tani ka vetëm heshtje. Nuk ka më ‘a do të jetë apo jo’ Blake në dasmë, sepse thjesht nuk do të jetë. Ajo e di këtë dhe as nuk do të diskutojë më për këtë.”

Sipas burimeve të afërta me aktoren, Lively, e cila festoi 38-vjetorin të hënën, nuk është “duke menduar për fejesën e Taylor-it” pasi “ka jetën e saj për të fokusuar.”

Raporti i afërt mes Swift dhe Lively thuhet se u përkeqësua pas përfshirjes së këngëtares në betejën ligjore të Lively me aktorin dhe regjisorin Justin Baldoni.

Në janar, Baldoni paditi Lively, bashkëshortin e saj Ryan Reynolds dhe publicistin e tyre me një shumë prej 400 milionë dollarësh, duke i akuzuar për shpifje, shantazh dhe të tjera. (Padia u hodh poshtë në qershor.)

Në dokumentet ligjore, u publikuan mesazhe të Lively, ku ajo diskutonte me Baldoni për Swift. “Në fakt, kam disa dragonj. Për mirë apo për keq, por zakonisht për mirë,” thuhet në një nga mesazhet e supozuara të Lively, duke iu referuar Swift.

Në një tjetër mesazh, ajo e quante artisten dhe Reynolds si “partnerët e saj më të besuar.” Në maj, Taylor u thirr me urdhër gjykate si dëshmitare në procesin mes aktorëve, por më vonë subpoena u tërhoq nga Baldoni.

Sipas një burimi për revistën People, “Miqësia mes Taylor dhe Blake ka marrë fund. Taylor nuk dëshiron të përfshihet në këtë dramë.”

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI