Flash

 Zoë Kravitz përballet me kritika, shkak romanca me Harry Styles

Lapsi.al 27 August 2025
 Zoë Kravitz përballet me kritika, shkak romanca me Harry Styles

Zoë Kravitz është përballur me kritika pasi u pa duke kaluar kohë me ish-të dashurin e Taylor Swift, këngëtarin Harry Styles.

Pasi u shfaqën pamje të saj dhe Styles duke u puthur gjatë një mbrëmjeje romantike në Londër, fansat shpërthyen në rrjete sociale, duke akuzuar Kravitz për “thyerje të kodit të vajzave”.

“Qesharake që disa po sugjerojnë një ‘double date’ me Harry/Zoe dhe Taylor/Travis! Taylor duhet ta largojë Zoën, pasi ajo theu rregullin më të madh – NUK duhet të dalësh me ish-in e shoqes tënde!” – shkruajti një përdorues i zemëruar në X.

“Si mund të jetë Zoë me Harryn kur ai është një nga ish-at më të famshëm të Taylor-it dhe ato janë shoqe të ngushta?!” – reagoi një tjetër.

Sipas raportimeve të “The Sun”, Kravitz, 36 vjeçe, dhe Styles, 31 vjeç, u panë javën e kaluar në një restorant në Londër, ku dukeshin shumë të afërt. Një dëshmitar tha se ata ishin "duke u puthur si adoleshentë" dhe "nuk u shqetësuan aspak nëse dikush i shihte".

Burime të tjera tregojnë se Kravitz udhëtoi drejt Romës për t’u takuar me Styles pas premierës së filmit të saj të ri “Caught Stealing”, dhe janë parë duke ecur dorë për dore në rrugët e qytetit.

“Kjo është ende në fazat e para,” tha një burim tjetër. “Ata po argëtohen shumë.”

Harry Styles dhe Taylor Swift patën një romancë të shkurtër në fund të vitit 2012, që u kthye në një prej lidhjeve më të komentuara të kohës – e njohur ndryshe si “Haylor”. Por lidhja përfundoi pas disa muajsh, me spekulime se Swift  kur këndoi “We Are Never Getting Back Together” në Grammy 2013, – ndërkohë që Harry ndodhej në audiencë.

Ndërkohë, miqësia mes Taylor dhe Zoë ka mbi një dekadë. Ato janë parë shpesh bashkë dhe madje Taylor i ofroi strehim Zoë gjatë zjarreve të rënda në Los Angeles më herët këtë vit.

Megjithatë, kjo lidhje e re e Kravitz me Styles ka vendosur një pikëpyetje të madhe mbi miqësinë e tyre, të paktën sipas fansave të zjarrtë të këngëtares.“Është çështje respekti. Qoftë edhe pas 12 vitesh, nuk është e pranueshme,” – shkroi një tjetër përdorues.

 

Të këshilluara

Kanye West mohon akuzat ndaj Kim: Mashtrim

Kanye West ka pretenduar së fundmi se letra ligjore që u raportua se i kishte dërguar asaj ishte në fakt një “mashtrim”. Sipas një raporti të TMZ-së, Kanye k...

21:14

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI