Flash

Kuqezinjtë drejt sfidës me Letoninë:nga shpallja e listës te seanca e parë stërvitore

Lapsi.al 27 August 2025
Kuqezinjtë drejt sfidës me Letoninë:nga shpallja e listës te
Shtatori po troket e bashkë me të edhe ndeshja kualifikuese me Letoninë, për Botërorin 2026. Për kuqezinjtë nuk ka më vend për gabime dhe njerëzit e teknikut Sylvinho duhet vetëm të fitojnë për të luajtur më pas muajin e ardhshëm gjithçka në Beograd. Situata delikate perceptohet nga të gjithë, ndaj dhe Federata Shqiptare e futbollit ka bërë gati gjithcka në detaje. FSHF ka përcaktuar tashmë programin e Kombëtares Shqiptare për grumbullimin e muajit shtator, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit, edhe pse vëmendja është në sfidën zyrtare me Letoninë. Shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho do të bëhet të premten më 29 gusht, ndërsa në të njëjtën ditë, në orën 11:00, do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Lexo më tej: Broja debuton në EFL Cup me Burnley: një asist në 63 minuta, provë për Kombëtaren

Seanca e parë stërvitore do të zhvillohet më 1 shtator, kur mendohet të kenë mbërritur nën urdhërat e brazilianit të gjithë futbollistët e grumbulluar, pasi të kejnë përfunduar impenjimet e fundjavës me klubet e tyre. Tre ditë përgatitje deri në ndeshjen miqësore kundër Gjibraltarit, e programuar më 4 shtator, në stadiumin “Europa Point” në orën 18:00, ndërsa janë edhe pesë ditë të tjera deri në përballjen me Letoninë. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45, për kualifikuesen e vetme të shtatorit, me synim arritjen në finalet e Botërorit 2026.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI