Flash

Juventus nuk heq dorë nga Kolo Muani dhe rrit ofertën: 60 milionë për PSG

Lapsi.al 26 August 2025
Juventus nuk heq dorë nga Kolo Muani dhe rrit ofertën: 60 milionë
Pavarësisht debutimit të mirë të Vlahovic, që shënoi kundër Parmës pak minuta pasi hyri në lojë, dhe “paqes” së rikthyer mes serbit dhe tifozëve bardhezi, Juventus vazhdon të mos heqë dorë nga pista Kolo Muani. Prej më shumë se dy muajsh tashmë, Comolli flet me Psg për rikthimin e sulmuesit francez, protagonist tashmë sezonin e kaluar në huazim dhe shumë i vlerësuar nga Tudor, i cili ka kërkuar shprehimisht ta stërvisë sërish. Një tërheqje e shtyrje në boshtin Torino–Paris që po përjeton një kapitull të ri, të radhës. Juventus mendonte se kishte gjetur një marrëveshje javët e shkuara, përveçse më pas pa PSG të ngrinte çmimin e kartonit të Kolo Muani në 70 milionë euro. Shumë, krahasuar me 50 që kishin ofruar bardhezinjtë në mesin e gushtit. Por dëshirat e lojtarit dhe të shoqërisë bardhezi janë të qarta, aq sa drejtuesit e Juves do të kishin vendosur të ngrinin sërish nivelin, duke arritur deri në 60 milionë euro.

Lexo më tej: Shifrat e çmendura për Kolo Muani: sa do të shpenzojë Juventus mes kartonit dhe pagës

Drejtori i përgjithshëm Comolli synon një huazim me kosto 10 milionë dhe me detyrim blerjeje prej 50 milionësh. Një formulë që do të lejonte të mos rëndonte shumë në bilancin bardhezi të këtij viti. Tani topi kalon te PSG, të cilit Kolo Muani dhe Juventus i kërkojnë një përpjekje dhe një hap përpara për të mbyllur këtë tratativë të gjatë. Paralelisht, do të duhet të vendoset pastaj edhe e ardhmja e vetë Vlahovic, në një lojë kombinimesh që do të ndezë ditët e fundit të merkatos.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI