Flash

Çmendet Jackson në një ndeshje wrestling: rreh me grushta Smith, ai pëson infarkt

Lapsi.al 25 August 2025
Çmendet Jackson në një ndeshje wrestling: rreh me grushta

Një episod absolutisht i çmendur ka tronditur botën e Wrestling. Raja Jackson, djali 25-vjeçar i legjendës së UFC-së Rampage Jackson, ka sulmuar wrestler-in Syko Stu (emri i vërtetë Stewart Smith) me mbi 20 grushta në kokë, duke e lënë pa ndjenja në ring. Nuk bëhet fjalë për dinamikat e zakonshme të një shfaqjeje Wrestling, por është një rast që shkon përtej skenarëve të zakonshme dhe bën pjesë në jetën reale. Episodi ka ndodhur gjatë një ndeshjeje ku ishte i përfshirë Smith. Raja Jackson, i pranishëm aty pranë, hyri në ring dhe e ngriti Smith me një kapje të dyfishtë te këmbët. Pastaj e goditi me grushta të vërtetë në kokë që e lanë Smith pa ndjenja.

Të tronditur edhe drejtuesit e KnokX Pro Wrestling Entertainment, federata e Rikishit (ish-fytyrë e WWE). Smith pësoi një arrest kardiak pas agresionit, i lindur nga një përplasje që të dy e kishin pasur në backstage dhe që u ndërpre vetëm falë ndërhyrjes së sportistëve të tjerë. Jackson thuhet të ketë deklaruar se Smith e kishte bërë të zemërohej seriozisht dhe për këtë arsye episodi – që duhej të ishte pjesë e skenarit – u bë real.

Lexo më tej: Hulk Hogan humb jetën, pëson infarkt: legjenda e Wrestling u ndje keq në shtëpi

Jackson e ka cilësuar incidentin si “një work i përfunduar keq”, ndërsa KnokX Pro Wrestling Entertainment kërkoi menjëherë ndjesë, duke specifikuar se atleti nuk do të bëjë më kurrë pjesë në shfaqjen e saj. Gjendja shëndetësore e Smith është në përmirësim, por historia nuk ka mbaruar. Departamenti i policisë së Los Anxhelosit ka hapur një hetim mbi ngjarjen, ndërkohë që komuniteti i wrestling është rreshtuar tërësisht në mbështetje të Smith (e ka bërë këtë në mënyrë të vendosur Rusev, superyll i WWE). KnokX Pro rrezikon shumë, pasi është e lidhur me WWE-në si shkolla zyrtare WWE Id. Deri tani WWE nuk ka ndërhyrë zyrtarisht mbi incidentin, por mund të marrë distancë nga KnokX Pro.

https://youtube.com/shorts/Qj4Y0JnIWFk?si=i-4CKWOFRMbeaIJq

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI