Flash

Romancë e re në Hollywood? Butler dhe Kravitz nxisin aludimet

Lapsi.al 22 August 2025
Romancë e re në Hollywood? Butler dhe Kravitz nxisin aludimet
Kimi mes Austin Butler dhe Zoë Kravitz duket se po vazhdon edhe jashtë ekranit. Bashkëprotagonistët e filmit “Caught Stealing” ndezën thashethemet për romancë gjatë premierës së filmit në Paris të enjten, ndërsa pozonin në tapetin e kuq. Kravitz, 36 vjeç, dhe Butler, 34, buzëqeshën teksa ndanë një moment së bashku, duke u dukur plotësisht rehat me njëri-tjetrin. Dyshja ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndërveprimeve të tyre. Të martën, aktori i nominuar për Oscar u bë kryefjalë në Londër kur “shpëtoi” Kravitz nga një bletë gjatë premierës së filmit. Në film, Butler luan rolin e Hank, një ish-yll bejsbolli i kthyer në banakier që futet në botën kriminale të Nju Jorkut të viteve ’90. Kravitz interpreton Yvonne, dashurën e tij.

Lajmet për një romancë nisën muajin e kaluar, kur të dy u panë bashkë në një shfaqje teatrale imersive në Nju Jork.

Një burim pranë tyre megjithatë ka treguar se lidhja e mundshme është “asgjë serioze”, duke shtuar se pas ndarjes nga Channing Tatum në tetor 2024, Zoë po kërkon më shumë argëtim dhe shoqëri.

Nga ana tjetër, Butler i cili u nda në fund të vitit 2024 nga modelja Kaia Gerber pas tre vitesh lidhjeje, duket se nuk e ka problem vëmendjen që marrëdhënia me Kravitz po tërheq në Hollywood.

“Janë ‘it girl’ dhe ‘it guy’ i momentit. Çdokush do t’i shihte me interes bashkë,” – tha burimi për Page Six.

   

Të këshilluara

Glen Powell heq dorë nga James Bond

Glen Powell, i njohur për rolin e tij në “Chad Powers”, ka hedhur poshtë zërat se mund të jetë agjenti i ardhshëm 007. “Jam nga Teksasi. Një nga teksasi nuk ...

15:51

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI