Flash

Prapaskena e bujshme e merkatos: “Inter i rrëmbeu Diouf Napolit!”

Lapsi.al 22 August 2025
Prapaskena e bujshme e merkatos: “Inter i rrëmbeu Diouf

Është zyrtare: Andy Diouf është një lojtar i ri i Inter. Një operacion merkatoje që pa zikaltërit të kalonin në momentet e fundit Napolin, në një betejë emocionuese merkatoje. Cristian Chivu, ish-mbrojtës dhe tani trajner në ngjitje, dha miratimin e tij vendimtar për ta sjellë talentin e ri francez në Milano. La Gazzetta dello Sport rindërton dinamikën e një prej tratativave më të përfolura të orëve të fundit.

Operacioni i Merkatos

Ardhja e Andy Diouf te Inter është një histori parakalimesh në pistë, një tratativë e ngushtë që La Gazzetta dello Sport e ka përcaktuar si një maratonë të vërtetë sprintesh dhe kundërsprintesh. Fillimisht në shënjestrën e Napolit, Diouf ishte vënë re edhe nga Antonio Conte, por dëmtimi i Lukakut ndryshoi planet e napoletanëve.

Mesfushori 22 vjeçar, ishte fare pranë të vishte fanellën blu kur drejtuesit zikaltër shtypën pedalin e gazit, duke mbyllur një marrëveshje të shpejtë. Lens do të përfitojë 25 milionë euro, përfshirë 5 bonuse. Lojtari ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me 2 milionë në sezon. Me pak fjalë, një goditje që premton shkëndija që nga java e parë e Serie A.

Filozofia e re e Chivu

Cristian Chivu, në ndërtimin e Interit të tij ideal, ka identifikuar tek Diouf katalizatorin perfekt për mesfushën e tij. Jo më një menaxhues topash, por një përshpejtues të vërtetë aksionesh. Diouf ka qenë mesfushori europian me më shumë përshpejtime në sezonin e fundit dhe Chivu shpreson ta bëjë atë zemrën rrahëse të një skuadre vertikale dhe dinamike.

Një ndryshim filozofie i orkestruar me durim, edhe pse javët e tratativave me Atalantan për Ademola Lookman bënin të mendohej se prioriteti i klubit ishte tjetër.

Strategjitë e merkatos zikaltër

Pas këtij operacioni, ka edhe një input të saktë nga Oaktree, që gjithmonë ka preferuar investimet mbi lojtarë të rinj dhe premtues. Pavarësisht sfidave financiare të futbollit modern, angazhimi i Diouf është një goditje plotësisht e përballueshme.

Me një pagë bruto rreth 3,8 milionë dhe një amortizim prej 4 milionësh për kartonin, impakti mbi bilancin për 2025-26 do të jetë 7,8 milionë. Një lëvizje që ushqen ambicie të rëndësishme për Interin e sotëm dhe të së nesërmes.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI