Flash

“Nuk e di ku e gjetën!” Tetova shpërthen ndaj arbitrimit që në javën e parë

Lapsi.al 22 August 2025
“Nuk e di ku e gjetën!” Tetova shpërthen ndaj arbitrimit

“I vetmi që nuk ishte në lartësi ishte arbitri. Nuk e di ku e gjetën në një ndeshje hapëse. Edhe ne kemi televizor në pankinë, i shikojmë të gjitha. Ndeshje e parë e kampionatit, të ndikojë arbitri. Nuk e di qoftë ai që është”. Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, u shfaq nervoz dhe tepër ofensiv ndaj arbitrit Dorjan Maletaj, pas humbjes 2-0 në Loro Borici përballë Vllaznisë.

Tekniku i rrogozhinasve e rriti dozën e akuzave: “I heq djersën një grupi lojtarësh. A do arbitrojë ky në vazhdim, jam shumë kurrioz. Se lojtari jonë do të mungojë ndeshjen tjetër. Penalltia ishte kontakt me trup. Në minutën e 46’ Kuros shkeli Xhemailin dhe nuk u dha asgjë. Na habiti. Edhe kartonët e Voltait nuk ishin. Kartoni i dytë i verdhë ishte faull në sulm. Nuk e di, vetëm ky lloj gjyqtari i pa”.

Lexo më tej: Gafë e Dajsinanit, Balaj humb penallti e Martini përjashtohet: Vllaznia mund Egnatian

Tetova pastaj u ndal te ndeshja, duke motivuar lojtarët e tij, pavarësisht humbjes në debutim: “Grupin e kam super, lojtarët i kam marrë. Thjesht është çështje mekanizmash. Lojtarët i marr me karakteristikat që më duhen mua në ekip. Është shpejt, edhe lojtarët e rinj do të futen në linjën e lojës së Egnatias. Goditjet standarte janë për t’u riparë”.

EDHE VLLAZNIA E KA ME ARBITRIN

Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Vioresin Sinani, ka dalë pas ndeshjes për të folur për mediat, me teknikun Edi Martini të përjashtuar. Edhe kampi Shkodran nuk ka mbetur i kënaqur nga arbitrimi, pavarësisht se episode më të rëndësishme i kishte në favor: “Nuk mendoj se trajneri duhet të dënohej me të kuq, nuk e kuptova. Kishim edhe disa raste të dyshimta pro nesh që të them të drejtën dua t’i shoh edhe një herë dhe të bindem, besoj që ishin për ne. Rasti i fundit ishte një penallti e Balajt në fund, besoj që ishte. Nuk e di, nuk më pëlqen të flas për gjyqtarët”.

Në fund edhe një koment për prezencën e teknikut Martini mes tifozëve: “Edi është normalisht si të gjithë këtu i “shtëpisë” dhe nuk e kemi pikën e problemit, ai apo ndonjë tjetër ta shohë mes tifozëve. Jemi krenarë dhe të kënaqur, nuk ka problem, Edi është i shtëpisë, si të gjithë të tjerët. Ka bërë zgjedhjen më të mirë, se është kënaqësi. Do ta pyes dhe të sqaroj mbrapa”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI