Flash

Asllani vendos “veton”, zgjedh Torinon: Inter e pranon, vendimtar vullneti i lojtarit

Lapsi.al 21 August 2025
Asllani vendos “veton”, zgjedh Torinon: Inter e pranon, vendimtar

Në një verë dhe një merkato të karakterizuara nga telenovelat (nga Lookman te Jashari duke kaluar te Isak dhe shumë të tjerë ende), një tjetër histori duket se po afrohet drejt përfundimit të saj: Kristjan Asllani është gjithnjë e më afër Torinos. Parakalohet Bologna, që dukej e favorizuar për të marrë shërbimet e mesfushorit të Kombëtares së Shqipërisë.

Një histori me fund të lumtur, më shumë për lojtarin dhe granatat sesa për Interin: zikaltërit në fakt, pasi kishin mbyllur praktikisht shitjen përfundimtare të regjisorit shqiptar fillimisht te Betis (një dymbëdhjetëshe e bollshme milionësh) dhe pastaj te Bologna (10 milionë plus 40% mbi rishitjen e ardhshme), duhet të kënaqen me një huazim me pagesë (1,5 milionë) me të drejtë blerjeje në 12.

Ajo që e bëri peshoren të anohej nga ana e Torinos ishte pikërisht vullneti i vendosur i lojtarit: pasi kishte refuzuar kategorikisht zgjidhjet jashtë vendit, Asllani ishte shumë afër Bologna. Por pastaj negociata me kuqeblutë u bllokua: pak për mungesën e marrëveshjes mbi pagën e lindurit në vitin 2002 (diferencë prej 300 mijë eurosh mes kërkesës dhe ofertës), pak për mungesë bindjeje të Kristjanit për të pranuar projektin. Dhe kështu pista granata mori gjithnjë e më shumë formë.

Lexo më tej: Asllani para zgjedhjes së jetës: Bologna kalon Torinon, pritet aprovimi i mesfushorit

Bisedimet mes djaloshit dhe Marco Baroni pastaj i zhdukën çdo dyshim: Asllani zgjodhi Torinon dhe mbeti i palëkundur në vullnetin e tij. Inter mori në shqyrtim këtë pozicion dhe për të mbyllur çështjen zgjodhi ta kënaqte lojtarin, madje duke hapur edhe për huazimin me të drejtë blerjeje (kusht themelor i vendosur nga Toro). Gjatë ditës janë parashikuar kontakte mes drejtuesve zikaltër dhe atyre granata për ta vënë gjithçka bardh e zi: përveç ndonjë surprize të veçantë, Asllani do të përshëndesë Milanon në drejtim të Torinos.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI