Flash

Chris Martin reagon pas skandalit të “kiss cam”

Lapsi.al 20 August 2025
Chris Martin reagon pas skandalit të “kiss cam”

Gjatë një koncerti të turneut “Music of the Spheres” në Craven Park, Kingston upon Hull, Chris Martin, nuk e la pa e përmendur momentin kur kamera e koncertit (Jumbotron) nxori në pah lidhjen e fshehtë të CEO-së së Astronomer, Andy Byron, me drejtoreshën e HR, Kristin Cabot.

“Shumë prej jush keni sjellë pankarta, do përpiqem t’i lexoj disa… dhe pastaj shohim çfarë ndodh,” tha Martin gjatë koncertit të 18 gushtit, duke e marrë me humor incidentin.

Ai falënderoi edhe fansat që kishin qenë në koncertin e korrikut në Boston, ku nisi gjithçka. “Faleminderit që erdhët sërish pas asaj situate,” tha ai me ironi.

Gjithçka ndodhi më 16 korrik, në Gillette Stadium, Massachusetts. Gjatë një kënge, kamera e koncertit fokusoi Byron dhe Cabot duke u përqafuar. Çifti tentoi të fshihej, por Martin i ngacmoi pa e ditur:

“Oh, shikoni këta dy! Ose kanë një lidhje të fshehtë ose janë shumë të turpshëm,” tha ai në skenë.

Pamjet u bënë virale dhe shumë shpejt u zbulua se Byron ishte i martuar. Pas presionit publik, ai dha dorëheqjen si CEO i Astronomer, një kompani me vlerë mbi 1.3 miliardë dollarë. Edhe Cabot u largua nga kompania një javë më pas.

Pak ditë më vonë, kompania njoftoi se ish-bashkëshortja e Chris Martin, aktorja Gwyneth Paltrow, ishte angazhuar si zëdhënëse e përkohshme e Astronomer.

“Kam marrë përsipër përkohësisht të flas në emër të mbi 300 punonjësve të kompanisë,” tha Paltrow në një video në LinkedIn.

Megjithatë, Chris Martin theksoi se Coldplay nuk ka ndërmend të ndalojë traditën e “kiss cam”:

“Jeta të jep limona, ti bën limonadë. Do vazhdojmë ta bëjmë, sepse duam t’iu takojmë ju, fansat,” u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI