Flash

Vuçiç kërcënon pas protestave/ Dinamikat në Serbi lidhen me frustrimin e qytetarëve

Lapsi.al 19 August 2025
Vuçiç kërcënon pas protestave/ Dinamikat në Serbi

Dinamika e re të trazirave të dhunshme në Serbi lidhet sipas mediave gjermane me frustrimin e qytetarëve për mosveprimin e autoriteteve përkatëse përballë dhunës nga mbështetësit e qeverisë.

“Pas valës së protestave antiqeveritare në Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka njoftuar se do të ketë një goditje të ashpër ndaj protestuesve, duke i quajtur ata ‘terroristë’”, raportoi transmetuesi publik gjerman ZDF, duke cituar fjalët e Vuçiçit nga një konferencë të dielën. “Ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të rivendosur ligjin, paqen dhe rendin”, tha ai.

Vuçiç përshkruhet në raport si një “politikan i krahut të djathtë” dhe citohet të ketë thënë se qeverisë së tij i duhen disa ditë për të përgatitur një “kornizë ligjore dhe formale” për përgjigjen e shtetit.

“Do të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo që keni parë deri më tani”, shtoi ai, pa dhënë detaje të mëtejshme. “Megjithatë, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk po merret në konsideratë”, njoftojnë mediat.

Në Beograd dhe qytete të tjera, përleshjet e dhunshme midis forcave të sigurisë dhe protestuesve kanë ndodhur për disa netë me radhë, raportoi revista Stern, duke shtuar se “Serbia ka përjetuar protesta të rregullta dhe të dhunshme kundër qeverisë dhe korrupsionit që është i përhapur në vend për muaj të tërë.”

“Shkaku ishte shembja e tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024, e cila vrau 16 persona”, thuhet në raport, duke shpjeguar se “protestat fillimisht u përqendruan në shkaqet e shembjes”, por më vonë “tubimet e udhëhequra kryesisht nga studentët, u kthyen kundër qeverisë dhe korrupsionit të përhapur në vend”.

Cili është shkaku i frustrimit?

Revista Der Spiegel raporton në faqen e saj të internetit se kundërshtarët e qeverisë demonstruan gjithashtu të dielën në mbrëmje në një numër qytetesh serbe.

“Përleshjet me policinë ndodhën edhe në Beograd. Policia ndaloi demonstruesit që po përpiqeshin të marshonin drejt selisë së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet. Përleshje u raportuan edhe në qytetin e dytë më të madh të vendit, në Novi Sad.”

Gazeta gjermane pohon se Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç tha pak para mesnatës se ka një polic të plagosur si dhe 18 demonstrues të arrestuar. Në netët e mëparshme ka pasur edhe më shumë të lënduar dhe arrestuar.

Autoritetet serbe nuk dhanë detaje mbi numrin e protestuesve të plagosur, shkruan Der Spiegel.

Raporti kujton se protestat deri të mërkurën e kaluar kishin qenë kryesisht jo të dhunshme. “Megjithatë, që nga fillimi, këto tubime iu nënshtruan vazhdimisht sulmeve fizike nga mbështetës të organizuar dhe ndonjëherë të maskuar të qeverisë Vuçiç. Këto sulme rrallë u ndëshkuan.”

Gazeta gjermane raporton se mediat e pavarura në Serbi, “ia atribuojnë dinamikën e re të trazirave të dhunshme, disa prej të cilave u iniciuan nga protestuesit, frustrimit të qytetarëve me mosveprimin e autoriteteve përkatëse përballë dhunës nga mbështetësit e qeverisë.”

Der Spiegel e përfundon raportin e saj me një deklaratë nga Michael O’Flaherty, Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, i cili të premten shprehu shqetësim për “përdorimin joproporcional të policisë” në Serbi dhe u bëri thirrje autoriteteve të “ndalojnë arrestimet arbitrare dhe të çtensionojnë situatën”./DW

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Kjo e martë parashikohet si një ditë e kthjellët dhe e ngrohtë, ideale për aktivitete jashtë dhe shëtitje. Temperaturat luhaten nga 17 °C në mëngjes deri në 33 ...

07:21

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI