Flash

Merr fund lidhja e Katy Perry me Justin Trudeau?

Lapsi.al 19 August 2025
Merr fund lidhja e Katy Perry me Justin Trudeau?

Duket se lidhja  mes Katy Perry dhe ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau ka nisur të ftohet, kryesisht për shkak të axhendave të ngarkuara dhe vështirësisë së Trudeau për të përballuar vëmendjen mediatike që sjell një lidhje me artisten.

Sipas “Daily Mail”, që citon burime pranë çiftit, dyshja ka qenë mjaft aktive në komunikim gjatë muajit korrik, duke shkëmbyer mesazhe "pa pushim", por gjithçka ka ndryshuar gjatë dy javëve të fundit. “Ajo është e zënë, ai gjithashtu,” tha një burim. “Të dy kanë shumë angazhime, dhe ai entuziazmi i fillimit është zbehur.”

Gjithçka nisi kur Perry dhe Trudeau u fotografuan në një darkë intime në Montreal muajin e kaluar. Më pas, Trudeau ishte i pranishëm në koncertin e saj në Kanada – pjesë e turneut të saj “Lifetimes” – ku u shfaq në shoqërinë e vajzës së tij 16-vjeçare, Ella-Grace.

Megjithatë, burimet thonë se Trudeau nuk ishte aspak i kënaqur me daljen e fotove të darkës në publik.

“Ishte thjesht një takim i parë! Dhe menjëherë doli gjithçka në media. Kjo nuk është diçka që ai e dëshironte,” tha një burim tjetër.

Thuhet gjithashtu se për ish-kryeministrin, vëmendja që sjell një marrëdhënie me një figurë si Katy Perry është “shumë e madhe dhe shpesh e vështirë për t’u përballuar.”

Aktualisht, sipas një burimi të dytë, mes Katy Perry dhe Justin Trudeau nuk ka asgjë serioze dhe ata mbeten vetëm miq. “Ajo nuk është gati për të hyrë në një lidhje të re për momentin. Është ende në procesin e shërimit pas ndarjes nga Orlando Bloom,” shtoi burimi.

Kujtojmë se Katy Perry dhe Orlando Bloom konfirmuan ndarjen e tyre në fillim të korrikut, pas gati 10 vitesh marrëdhënie dhe kanë së bashku një vajzë 4-vjeçare, Daisy.

Nga ana tjetër, Trudeau u nda nga bashkëshortja e tij, Sophie Grégoire, në vitin 2023 pas 18 vitesh martesë. Ata kanë tre fëmijë.

Megjithatë, përkundër gjithçkaje, burimet e afërta me çiftin nuk e përjashtojnë një rikthim të mundshëm. “Ka një tërheqje mes tyre. Kanë shumë gjëra të përbashkëta. Por për momentin, gjithçka është në pauzë.”

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI