Flash

Dita Botërore Humanitare, OKB: 383 punëtorë të ndihmës u vranë më 2024

Lapsi.al 19 August 2025
Dita Botërore Humanitare, OKB: 383 punëtorë të ndihmës

numër rekord prej 383 punëtorë të ndihmës u vranë në vitin 2024, thanë Kombet e Bashkuara, duke paralajmëruar se bilanci i këtij viti do të jetë po aq shqetësues. numri i të vrarëve më 2024 ishte 31 për qind më i lartë se një vit më parë, tha OKB-ja në Ditën Botërore Humanitare. Organizata pret që numri këtë vit të jetë më i lartë për shkak të “konfliktit në Gazë, ku janë vrarë 181 punëtorë humanitarë dhe në Sudan, ku janë vrarë 60 të tjerë”.

OKB-ja tha se përgjegjësit më të shpeshtë të vrasjeve më 2024 ishin aktorët shtetërorë. Sipas organizatës, shumica e atyre që u vranë ishin staf vendor dhe u sulmuan ose gjatë kryerjes së detyrës, ose në shtëpitë e tyre. Përveç viktimave, vitin e kaluar 308 punëtorë të ndihmës u plagosën, 125 u rrëmbyen dhe 45 u ndaluan.

“Edhe një sulm ndaj një kolegu humanitar është një sulm ndaj të gjithëve neve dhe ndaj njerëzve që ne u shërbejmë”, tha shefi i ndihmës në OKB, Tom Fletcher.

“Sulmet në këtë shkallë, me zero përgjegjësi janë dënim i turpshëm ndaj ndaj mosveprimit dhe apatisë ndërkombëtare. Si komunitet humanitar, ne kërkojmë sërish që ata që kanë pushtet dhe ndikim të veprojnë për njerëzimin, të mbrojnë civilët dhe punëtorët e ndihmës dhe të mbajnë autorët përgjegjës”.

Shifrat paraprake nga Baza e të Dhënave për Sigurinë e Punëtorëve të Ndihmës tregojnë se 265 punëtorë ndihme janë vrarë këtë vit, deri më 14 gusht.

OKB-ja përsëriti se sulmet ndaj punëtorëve të ndihmës dhe operacioneve humanitare shkelin të drejtën humanitare ndërkombëtare dhe dëmtojnë linjat jetike që mbajnë gjallë miliona njerëz të bllokuar në zona lufte dhe zona të fatkeqësive.

“Dhuna ndaj punëtorëve të ndihmës nuk është e pashmangshme. Ajo duhet të marrë fund”, tha Fletcher, koordinator i ndihmës emergjente të OKB-së dhe nënsekretar i përgjithshëm për çështjet humanitare.

Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë e OKB-së tha se ka verifikuar mbi 800 sulme ndaj punëtorëve shëndetësorë në 16 territore vetëm këtë vit, me mbi 1.110 punëtorë shëndetësorë dhe pacientë të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur.

Dita Botërore Humanitare shënon ditën kur më 2003 shefi i të drejtave të njeriut të OKB-së, Sergio Vieira de Mello, dhe 21 punëtorë të tjerë të ndihmës u vranë pas një shpërthimi në selinë e OKB-së në Bagdad./ REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Kjo e martë parashikohet si një ditë e kthjellët dhe e ngrohtë, ideale për aktivitete jashtë dhe shëtitje. Temperaturat luhaten nga 17 °C në mëngjes deri në 33 ...

07:21

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI