Flash

Yield-et e bonove 12-mujore zbresin në një minimum të ri për tre vitet e fundit

Lapsi.al 18 August 2025
Yield-et e bonove 12-mujore zbresin në një minimum të ri për

Yield-i bonove 12-mujore të thesarit ka arritur një nivel të ri minimal për tre vitet e fundit. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, në ankandin e muajit gusht, yield-i mesatar i ponderuar nga zbritur në 2.62%, niveli më i ulët që prej qershorit të vitit 2022.

Kjo periudhë përkon me goditjen e fortë inflacioniste që erdhi nga vështirësitë në zinxhirin e ofertës së mallrave dhe nga shpërthimi i luftës në Ukrainë. Në atë periudhë, bankat qendrore nisën një cikël të rritjes së shpejtë të normave të interesit, që çoi rrjedhimisht edhe në një rritje të shpejtë të yield-eve të instrumenteve financiarë.

Tashmë, normat e interesit në tregun financiar kanë zbritur afërsisht në nivelet e fillimit të ciklit rritës të normës bazë. Por, ndryshimi është se marzhi mbi normën bazë të interesit aktualisht është më i ulët dhe pranë niveleve minimale historike. Në qershor 2025, norma bazë ishte ende në nivelin 1%, ndërsa bonot 12-mujore shënonin një yield prej 2.5%.

Ndërkohë sot që norma bazë është në nivelin 2.5%, bonot 12-mujore u emetuan me një yield 2.62%. Bonot 6-mujore dhe 3-mujore ndodhen madje poshtë nivelit të normës bazë. Madje, edhe bonot 12-mujore patën zbritur poshtë nivelit të normës bazë në gjysmën e parë të këtij viti.

Tregu i instrumenteve të borxhit të qeverisë karakterizohet nga një likuiditet i lartë dhe kërkesë e kënaqshme. Në ankandin e fundit të bonove 12-mujore, shuma totale e kërkuar arriti në gati 8.5 miliardë lekë, kundrejt një shume të shpallur për financim në vlerën e 6.8 miliardë lekëve. Ministria e Financave vendosi ta rrisë lehtë shumën e emetimit në 6.93 miliardë lekë, duke kompensuar pjesërisht shuma të paplotësuara nga ankande të mëparshme të instrumenteve të tjera.

Tregu i instrumenteve afatshkurtra vazhdon të karakterizohet nga yield-e shumë të ulëta, për shkak të kërkesës së lartë të investitorëve (kryesisht banka) nga njëra anë dhe një tendencë në ulje të huamarrjes së brendshme të qeverisë, nga ana tjetër.

Ndërkohë, për instrumentet më afatgjata yield-et duket se janë në një fazë korrektimi të lehtë në rritje, pasi patën prekur nivelet më të ulëta historike gjatë tremujorit të dytë të vitit. Rënia e ndjeshme e yield-eve duket se e ka zbehur disi interesin në segmente të veçanta të investitorëve, duke përfshirë ata jorezidentë dhe individët.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për tremujorin e dytë të vitit, pothuajse e gjithë shtesa e huamarrjes u përballua nga bankat, ndërsa portofoli i titujve i zotëruar nga individët dhe jorezidentët nuk pati ndryshime.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo sjellje reflektoi hezitimin e këtyre aktorëve të tregut për të shtuar pjesëmarrjen në ankandet e zhvilluara, si pasojë e normave të ulëta të interesit, kombinuar edhe me strukturën që pati shtesa e huamarrjes në këtë periudhë (kryesisht obligacione referencë)./ Monitor

Të këshilluara

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në krahasim me nivelin e përgjithshëm të ç...

07:35

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Ditën e hënë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime. Gradualisht pritet shtim të...

07:12

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI