Flash

U kapën duke peshkuar në mënyrë të paligjshme në Palasë, vihen nën hetim tre persona

Lapsi.al 18 August 2025
U kapën duke peshkuar në mënyrë të paligjshme në

Policia ka zbuluar një rast të peshkimit të ndaluar në zonën e Palasës në Vlorë, ku janë vënë nën hetim 3 persona. Blutë thotë se këta tre persona u konstatuan nga shërbimet e Policisë Kufitare duke peshkuar në mënyrë të paligjshme.

Ndaj dy prej tyre, A. B., 42-vjeç dhe K. B., 35-vjeç nga Himara, rëndon akuza e peshkimit të ndaluar, ndërsa tjetri M. H., 45 vjeç, banues në Tiranë akuzohet për “Peshkim të ndaluar” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”. Sipas policisë, gjatë verifikimeve ai u shtir si punonjës në një detyrë shtetërore.

Njoftimi i policisë:

Evidentohet dhe goditet një rast i peshkimit të ndaluar në zonën e Palasës, procedohen penalisht 3 shtetas. Sekuestrohet një mjet lundrues tip gomone, si dhe pajisje të ndryshme të përdorura për këtë veprimtari të paligjshme.

Strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, në vijim të kontrolleve të shtuara në zonën ujore për evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, kanë evidentuar dhe goditur një rast të ushtrimit të peshkimit të ndaluar në  Palasë.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Vlorë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”, në ngarkim të shtetasve:

• A. B., 42 vjeç, banues në Himarë,

• K. B., 35 vjeç, banues në Himarë.

Si dhe, për veprat penale “Peshkimi i ndaluar” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, në ngarkim të shtetasit:

• M. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë verifikimeve u prezantua si punonjës në një detyrë shtetërore, e cila nuk rezultoi e vërtetë.

Të tre shtetasit janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke peshkuar në mënyrë të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti lundrues tip gomone dhe pajisje të ndryshme të përdorura për peshkim. Policia Kufitare mbetet e angazhuar në mbrojtjen e burimeve natyrore dhe mjedisit detar, si dhe apelon qytetarët të mos ushtrojnë veprimtari të paligjshme që dëmtojnë ekosistemin dhe bien ndesh me ligjin.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për sot, 18 gusht 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.4 lekë dhe do shitet me 97.4 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 82.1 lekë dhe do shitet m...

09:37

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI