Flash

Sulme ruse në Kharkiv/ Humbin jetën tre persona

Lapsi.al 18 August 2025
Sulme ruse në Kharkiv/ Humbin jetën tre persona

Tre persona u vranë në një bastisje ruse që u zhvillua të dielën në Kharkiv teksa negociatat për t'i dhënë fund luftës po intensifikohen. Midis të vdekurve ishte një fëmijë 1-vjeçar. Kryetari i bashkisë së Kharkiv, Ihor Terekhov ka bërë me dije se 17 persona kanë mbetur të plagosur.

"Tre persona kanë vdekur, përfshirë një fëmijë të vogël. 17 persona të tjerë u plagosën, përfshirë gjashtë fëmijë", tha Terekhov në një postim në Telegram.

Një zjarr shpërtheu në një pallat apartamentesh si pasojë e sulmit me dron. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë objektet nën flakë ndërsa dëgjohen sirena. Personat që nuk kanë marrë dëmtime kanë dalë jashtë ndërsa ndihma mjekësore ka tranportuar të plagosurit në s[ital. Ministria e Mbrojtjes në Moskë raportoi se sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë shkatërruan gjithsej 23 mjete ajrore pa pilot ukrainase gjatë natës.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për sot, 18 gusht 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.4 lekë dhe do shitet me 97.4 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 82.1 lekë dhe do shitet m...

09:37

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI