Flash

Berisha para SPAK: Janë informuar kartelet e drøgës, asnjë prej tyre s’është në burg

Lapsi.al 18 August 2025
Berisha para SPAK: Janë informuar kartelet e drøgës, asnjë

Kreu i PD, Sali Berisha dha një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK. Ai akuzoi institucionin për bashkëpunim të nivelit të lartë me krimin e organizuar. Sipas tij, 250 urdhër-arreste nuk janë ekzekutuar dhe krerët e karteleve janë informuar paraprakisht.

"Çfarë gjeta unë aty? Aty ishte Elvis Doçi. Elvis Doçi, po i varte në qafë një pllakatë Altin Troplinit, në të cilën e shpallte president i nderit i kartelit Troplini për shkallën më të lartë të bashkëpunimit dhe mbështetjes që ai i dha këtij karteli.

Por shqiptarët duhet ta dinë se ky institucion, në të cilin pa diskutim ka njerëz të ndershëm, ka burra, gra, vajza dhe djem të ndershëm, ka kriminelë më të poshtër, më të rrezikshëm se Troplinët, se Çelët dhe se shumë të tjerë.

Nga bilanci i një gazetari kurajoz investigativ, del se bashkëpunëtorët e krimit në këtë institucion, si dëshmi e këtij bashkëpunimi, 250 urdhër arreste ndërkombëtare dhe kombëtare nuk janë ekzekutuar sepse si në rastin e Elvis Doçit, janë mbajtur, janë informuar krerët e karteleve dhe de facto asnjë prej tyre nuk është në burg në Shqipëri.

Është një bashkëpunim i shkallës më të lartë me krimin.

Në qoftë se prokuroria e krimeve të rënda kishte një ekzekutim të mandateve të arrestit sipas statistikës së saktë, që shkonte në 85-90 përqind, Altin Troplini dhe pasardhësi i tij, ish-xhelati i policisë sekrete të Enver Hoxhës, kanë një ekzekutim që për bosët nuk shkon as në 10 përqind.

Dhe unë u bëj thirrje gazetarëve, që unë kam respekt për ta, që merren me informacionet e këtij institucioni, të mos bien viktimë e mashtrimeve dhe trillimeve të tyre.

Informuan se janë kapur 17 tonelata drogë. Tani dëgjoni, dy javët e fundit, lajmet ndërkombëtare të vërtetuara janë se në duart e karteleve shqiptare të Çelajt dhe Ndreut apo atij Hoxhosmanit, kanë qarkulluar 34 tonë kokainë, e barabartë me 6.5 miliardë euro. Asnjë gram nuk është kapur në Shqipëri dhe dezinformojnë, mashtrojnë se u kapën 17 tonelata.

Pra, pse e theksova këtë moment, e theksova se në qoftë se Altin Troplinin e dekoroi sot, aty po e dekoronte Elvis Doçi, e shpalli president nderi të kartelit Troplini pikërisht për këtë bashkëpunim kriminal të ngushtë që është vendosur mes personave të ngushtë këtu.

Nuk përjashtohet, një pjesë është edhe policia pa diskutim, por rastet janë flagrante, që akuzohen vetë këta prokurorë dhe kjo përbën një problem madhor për rendin dhe sigurinë, pasi unë u them ju që sot padrinot janë të lirë, janë në Xhafzotaj, jetojnë në një territor ku nuk futet policia e askush dhe vazhdojnë të qetë njësoj si Suel Çela, i cili në një kohë kur bënte terror në Elbasan për zgjedhjet, Altin Troplini dizinformonte të huajt se ai është në Dubai apo në dhera të tjera", tha Berisha.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për sot, 18 gusht 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.4 lekë dhe do shitet me 97.4 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 82.1 lekë dhe do shitet m...

09:37

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI