Flash

Arsenal e studioi rregullin e ri të 8 sekondave e do ta manipulojë: arbitri e kuptoi

Lapsi.al 18 August 2025
Arsenal e studioi rregullin e ri të 8 sekondave e do ta manipulojë:
Marsin e kaluar u aplikua një rregull i ri i futbollit, me qëllim të pengimit të humbjeve të kohës nga portierët: portierët kanë 8 sekonda për ta mbajtur topin në duar dhe nëse e kalojnë këtë kufi, i numëruar nga arbitri duke numëruar me gishtat e dorës së ngritur, hyn në fuqi sanksioni që konsiston në një goditje nga këndi e dhënë skuadrës kundërshtare. Premier League, që zhvilloi javën e parë fundjavën e kaluar, u përball me këtë rregull: Martin Dubravka ishte portieri i parë që ‘dhuroi’ një këndor gjatë Tottenham-Burnley (këtu poshtë video), ndërsa Arsenal nga ana e tij u përpoq ta manipulonte rregullin në avantazhin e vet, por gjeti një arbitër që ‘e kuptoi’ gjithçka dhe ia veniti tentativën e taktikës së menduar posaçërisht nga Gunners.

Taktika e Arsenal për ta kthyer rregullin e 8” në avantazh

Manchester United-Arsenal ishte ndeshja kryesore e javës së parë të Premier League: në Old Trafford u imponuan njerëzit e teknikut Arteta, falë golit vendimtar të shënuar nga Riccardo Calafiori, titullar fiks në të majtë të mbrojtjes me 4 të londinezëve. Gjatë ndeshjes u panë disa skena që e bënë të qartë se Gyokeres dhe shokët e tij ishin instruktuar nga trajneri i tyre lidhur me një strategji për ta kthyer në avantazh të tyre rregullin e ri. Gunners provuan ta ‘detyronin’ portierin e Red Devils në parregullsi, me pasojë një goditje nga këndi në favor të tyre.

Lexo më tej: Calafiori dënon United mes polemikave: Arsenal e nis me fitore, Amorim me ankesa

Situata u bë e qartë kur topi ishte në duart e portierit të United Altay Bayindir, i promovuar titullar nga Amorim në vend të Onana, zyrtarisht i dëmtuar (që ende konsiderohet si i mundshëm për t’u larguar). Sapo topi përfundonte në duart e portierit 27-vjeçar të kombëtares turke, lojtarët e Arsenal vraponin për t’i bërë presion duke i errësuar linjat e pasimit me duar: shpresa e tyre ishte ta detyronin Bayindir të mbante sferën më shumë se 8 sekondat e nevojshme për t’iu dhënë atyre një këndore. Për më tepër, të kesh një goditje nga këndi në favor nuk është diçka e parëndësishme për Gunners, që në dy sezonet e fundit kanë shënuar gjithsej 31 gola nga aksionet e këndeve (edhe goli i Calafiori kundër United erdhi kështu), plot 11 më shumë se e dyta në këtë renditje të veçantë, Liverpool. Plani megjithatë u hodh poshtë nga arbitri Simon Hooper, i cili e kuptoi gjithçka dhe nuk deshi të mbështeste këtë taktikë që në mënyrë të qartë shkonte kundër shpirtit të lojës. Arbitri në fakt u sigurua që lojtarët e Arsenal të largoheshin nga Bayindir para se të niste numërimin mbrapsht me gishtat. Pra, asnjë fishkëllimë dhe asnjë goditje nga këndi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI