Flash

Sam Asghari “sulmon” ish partnerin e Britney: Baba profesionist”

Lapsi.al 17 August 2025
Sam Asghari “sulmon” ish partnerin e Britney: Baba

Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Sam Asghari, ka sulmuar ndaj Kevin Federline lidhur me librin e tij të ardhshëm, duke e quajtur atë një “baba profesionist.”

Në një video të publikuar nga TMZ, Asghari u pyet nga një fotograf rreth mendimit të tij për librin që Federline pritet të publikojë, i cili do të përshkruajë martesën e tij me yllin e pop-it.

“Ashtu... ishte një baba profesionist,” u përgjigj me ironi Asghari teksa ecte pranë klubit të njohur “The Abbey” në West Hollywood.

Ai shtoi me sarkazëm: “Besoj se ky do të jetë libri i parë që do të të mësojë si të jesh një baba profesionist.”

Kevin Federline, i cili ishte i martuar me Spears nga viti 2004 deri në 2007, njoftoi së fundmi për librin e tij autobiografik me titullin “You Thought You Knew”, që pritet të publikohet më 21 tetor.

Sipas Daily Mail, Federline ka deklaruar se libri do të zbulojë detaje shumë personale nga martesa e tyre shumë e komentuar.

“Kjo është një histori tepër intime dhe transparente,” tha ai. “Kam realizuar ëndrrat e mia më të mëdha, kam përjetuar zemërthyerje të thellë dhe jam përballur me tallje të vazhdueshme, ndërsa përpiqesha të bëhesha babai që fëmijët e mi kishin nevojë.”

Federline, 47 vjeç, ka qenë kujdestar i dy djemve që ka me Spears — Sean Preston (19) dhe Jayden James (18) — dhe për vite me radhë ka përfituar rreth 20,000 dollarë në muaj nga Spears për mbështetje financiare, e cila përfundoi në nëntor 2024 pasi fëmijët arritën moshën madhore.

Pas ndarjes nga Federline, Britney pati një periudhë të vështirë të shëndetit mendor, e cila u pasua nga një betejë ligjore për kujdestarinë dhe kontrollin financiar të saj. Ajo u martua me Sam Asghari në qershor të vitit 2022, por çifti u nda në vitin 2024.

Edhe pse marrëdhënia e tyre përfundoi, Asghari ka treguar ende respekt për ish-bashkëshorten e tij.

Në një intervistë për Page Six në janar, ai u shpreh: “I uroj vetëm më të mirën.” Ai shtoi: “Gjëja më e rëndësishme në një lidhje është të jesh pranë partnerit, pavarësisht gjithçkaje.”

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI