Flash

Woltemade gabon dhe Bayern festoon Superkupën! Luis Diaz shënon e kujton Diogo Jota

Lapsi.al 16 August 2025
Woltemade gabon dhe Bayern festoon Superkupën! Luis Diaz shënon e

Bayern Munich fitoi Superkupën kundër VfB Stuttgart 2-1 falë golave nga Harry Kane (32) e Luis Diaz (77’), ndërsa sulmuesi i Stuttgart i dëshiruar nga Bayern, Nick Woltemade ishte i pafat. Rekordmenët gjermanë festuan fitoren e tyre të parë në Superkupë që prej vitit 2022.

Të gjithë sytë te Woltemade!

Bayern është i dëshpëruar të nënshkruajë me sulmuesin gjerman. Ylli i Stuttgart vetë dëshiron gjithashtu lëvizjen dhe ka kohë që ka arritur marrëveshje personale me Bayern, por VfB mbetet i ashpër në negociata. Drejtori sportiv i Stuttgart, Fabian Wohlgemuth, i tha BILD: “Tani kemi fakte të qarta. Nick do të qëndrojë në Stuttgart përtej verës dhe do të vazhdojë rrugën me ne. Tema është e mbyllur për këtë vit kalendarik.”

Vendosën “anglezët” e Bayern

Bayern nisi ndeshjen më mirë, duke u afruar me raste nga Goretzka (6’), Olise (9’) dhe Gnabry (15’). Pastaj Kane (18’) goditi me mjeshtëri në këndin e poshtëm të majtë nga 15 metra dhe i dha Bayern epërsinë e shumëpritur! “Mbreti” Kane i tregoi Woltemade si bëhet. Gjermani i ri pati shansin e tij në minutën e 24’, por shpërdoroi një mundësi të artë nga rreth gjashtë metra, i ndalur nga Manuel Neuer. Olise humbi një rast të madh për golin e dytë të Bayern me kokë (38’).

Lexo më tej: Yamal udhëheq Barcelonën në Son Moix: Mallorca shembet me 9 vetë, përjashtohet Muriqi

Në pjesën e dytë, një goditje e Kane nga afër u ndalua nga një pritje brilante e portierit të VfB, Bredlow (62’), i cili luante në vend të Alexander Nübel, i dëmtuar në bërryl. Bayern Munich duhet të shqetësohet për Konrad Laimer, i cili u detyrua të zëvendësohej në minutën e 72’ për shkak dëmtimi. Pastaj Woltemade goditi me kokë mbi traversë nga rreth 8 metra (73’), ndërsa Neuer devijoi mbi shtyllë një goditje të devijuar të Leweling (74’).

Faktori vendimtar

I ardhuri i ri nga Liverpool, Luis Diaz, shënoi me kokë pas një krosimi të Gnabry nga pesë metra për 2-0 për Bayern (77’). Ylli i ri i bavarezëve festoi debutimin perfekt në Franz Beckenbauer Supercup kundër VfB Stuttgart. Ai shënoi pas asistit të Serge Gnabry dhe pavarësisht golit në shtesë (90'+4'), të Jamie Leweling, Bayern triumfoi 2-1 – tituli i parë në ndeshjen e tij të parë zyrtare për Diaz. Pasi shënoi, ai festoi para tribunës, u ul në fushë, e bëri sikur po luante PlayStation. Ekzaktësisht festimi tipik i ish-shokut të skuadrës Diogo Jota (†28), që humbi jetën në një aksident në 3 korrik. Stuttgart dhe Woltemade janë të zhgënjyer, Bayern feston!

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI