Flash

Marotta fuqizohet brenda Inter, bëhet aksioner: drejtues, president, tani investitor

Lapsi.al 16 August 2025
Marotta fuqizohet brenda Inter, bëhet aksioner: drejtues, president, tani
Giuseppe Marotta që nga sot nuk është më vetëm president i Inter, por edhe aksioner i klubit. Këtë e ka njoftuar vetë klubi zikaltër, me drejtuesin që një vit më parë u emërua për rolin më të lartë në shoqëri nga asambleja e aksionerëve, i cili në fakt ka blerë gati 2% të kuotave duke forcuar partneritetin me Oaktree. Një investim që thekson, nëse do të kishte nevojë, lidhjen me fanellën dhe çështjen zikaltër nga Marotta, zgjedhje që pasqyron dëshirën për t’u angazhuar dhe ndarjen e objektivave afatgjata për zhvillimin e klubit. Siç është komunikuar nga vetë shoqëria zikaltër, zgjedhja e presidentit është një tjetër etapë e rrugëtimit të konsolidimit në shtëpinë Inter. Nga njeri i merkatos në lider, Marotta ka shtuar një tjetër gur të mozaikut të tij të “interizmit”. Një angazhim ekonomik dhe zemre që tregon kompaktësinë në shtëpinë Inter.

KOMUNIKATA E INTER

Më poshtë komunikata me të cilën zikaltërit kanë njoftuar Marottën si aksioner të klubit të Viale della Liberazione: “Giuseppe Marotta, i cili u emërua President i Interit nga asambleja e aksionerëve më 4 qershor 2024, tani është bërë aksioner i Klub-it me një kuotë afër 2%. Pas afërsisht një viti nga emërimi si president, si Marotta, ashtu edhe fondet e administruara nga Oaktree Capital Management, L.P. (“Oaktree”), kanë dashur të forcojnë partneritetin e tyre. Investimi i Marottës pasqyron angazhimin e tij ndaj Klub-it dhe ndarjen e plotë me Oaktree mbi objektivat afatgjata në përfitim të Klubit dhe zhvillimit të tij të vazhdueshëm. Falë karrierës së tij gati dyzetvjeçare dhe përkushtimit të vazhdueshëm që ka treguar ndaj Interit gjatë shtatë viteve të fundit, Marotta i ka garantuar Klub-it një udhëheqje të fortë. Gjatë sezonit 2024–2025, bashkëpunimi mes Beppe Marotta dhe Oaktree kontribuoi në hedhjen e themeleve për një plan strategjik shumëvjeçar për të garantuar stabilitetin e Klubit, rezultate të forta financiare dhe suksesin e Inter brenda dhe jashtë fushës. Krijimi i skuadrës Under 23 është shembulli i fundit i bindjes së përbashkët për një rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë. Me këtë lajm Interi e përballon sezonin e ri me një kompaktësi të madhe qëllimesh midis përbërësve të tij të ndryshëm: pronësisë, menaxhimit, punonjësve, të regjistruarve dhe tifozëve”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI