Flash

Sabrina Carpenter flet për bashkëpunimin me Taylor Swift

Lapsi.al 15 August 2025
Sabrina Carpenter flet për bashkëpunimin me Taylor Swift

Pas shpalljes së albumit të saj të 12-të në studio, "The Life of a Showgirl", më 13 gusht,  Taylor Swift zbuloi se kënga titull e albumit është një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Sabrina Carpenter – dhe reagimi i kësaj të fundit ishte i menjëhershëm dhe plot emocion.

Sabrina Carpenterndau në Instagram Story një imazh të kopertinës së pasme të albumit, ku dallohet edhe emri i saj në listën e këngëve. Ajo shkroi me entuziazëm:

"THE LIFE OF A SHOWGIRL – 3 TETOR,  e di që dikush po çmendet nga gëzimi dhe ajo jam unë."

Carpenter gjithashtu postoi një foto të vjetër me Swift nga turneu Eras, ku ajo shihet e ulur në skenë , ndërsa Swift mban një kitarë.

Albumi "The Life of a Showgirl" publikohet më 3 tetor dhe është prodhuar nga vetë Swift, në bashkëpunim me producentët  Max Martin dhe Shellback.

Lista e këngëve përfshin edhe tituj të tillë si: "Elizabeth Taylor", "Ruin the Friendship", "Honey", "Actually Romantic", "CANCELLED!", "Eldest Daughter", "Father Figure", "Opalite" , "The Fate of Ophelia" dhe shumë të tjera, përfshirë bashkëpunimin me Carpenter në këngën “The Life of a Showgirl”.

Swift bëri njoftimin fillestar në një video surprizë gjatë një paraqitjeje të rrallë në podcast-in "New Heights", të drejtuar nga i dashuri i saj Travis Kelce dhe vëllai i tij Jason, në orën 12:12 të mëngjesit të 12 gushtit.

Ky bashkëpunim vjen pas një marrëdhënie të ngushtë mes dy këngëtareve, ku Carpenter ka shprehur prej kohësh admirimin për Taylor.

Në një intervistë në vitin 2020 me Apple Music, Carpenter tregoi se albumi folklore i Swift e kishte frymëzuar fuqishëm në procesin e saj krijues.

“Kur Taylor publikoi albumin e saj, ajo tha: ‘Zakonisht e teproja me mendimet përpara se të publikoja këngë, por tani çdo gjë ndjehet më e pasigurt dhe thjesht dua t’i ndaj ato me ju’.

Kjo më dha një ndjesi shumë të ngrohtë, që më lejoi ta shihja edhe muzikën time me sy të freskët”, u shpreh Carpenter në atë kohë.

 

Të këshilluara

"Camp Rock 3"? Joe Jonas ndez spekulimet

Joe Jonas ka nxitur së fundmi spekulimet për një vazhdim të "Camp Rock 3". Gjatë një episodi të emisionit Hot Ones Versus, i transmetuar të martën, më 12 gus...

20:09

Taylor Swift zbulon titullin e albumit të ri

Taylor Swift ka zbuluar titullin e albumit të saj të 12-të në një mënyrë shumë të veçantë – gjatë një paraqitjeje surprizë në podcastin e të dashurit të saj, Tr...

14:29

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI