Flash

Edi Rama: Udhëtimet me charter i bëj vetëm në vizita zyrtare

Lapsi.al 14 August 2025
Edi Rama: Udhëtimet me charter i bëj vetëm në vizita zyrtare

Në një bashkëbisedim në Facebook me publikun, kryeministri Edi Rama iu përgjigj pretendimeve se udhëton me avion privat, ndërkohë që shteti nuk ka avionë për shuarjen e zjarreve. Kryeministri tha se avionin me të cilin ka kontratë qeveria, ai e përdor vetëm për udhëtimet zyrtare, ndërsa kur i duhet të udhëtojë për vizita private, ai gjithmonë udhëton me avionët e linjës si të gjithë qytetarët e tjerë.

“Po të kishim vetë avionët tanë do ishte më mirë, askush nuk e mohon këtë. Por kush i bën llogaritë duhet t’i rikthehet pak llogarive për të kuptuar se avionët nuk janë një fjalë goje. Ka dhe diçka tjetër, disa pa mendje apo nga dëshira për ta besuar, kanë ngrënë edhe broçkullën e madhe që unë dhe qeveria paskemi blerë avionë për vete. Nuk ka asnjë avion të blerë për vete. E përsëris, se avioni i shumëpërfolur i përdorur nga unë vetëm për udhëtimet zyrtare, vetëm për udhëtimet zyrtare sepse në çdo udhëtim tjetër privat unë marr avionët e linjës dhe jam rregullisht bashkë me familjen në ekonomik, gjithmonë" tha Rama.

“Këtë e dëshmojnë të gjitha biletat e deklaruara dhe janë të verifikueshme. Avioni i përdorur për udhëtimet zyrtare nuk i ka kushtuar dhe nuk i kushton shtetit shqiptar më shumë se sa shumatorja e shpenzimeve mesatare të kryera çdo vit nga Kryeministri i Shqipërisë, përfshirë, me nder jush, edhe paraardhësin tim”, shtoi kreu i qeverisë.

Për udhëtimet e Ramës ka pasur debate dhe akuza të shumta, por kryeministri gjithnjë ka refuzuar t'i hapë rrugë hetimit parlamentar për kontratën e qeverisë me Air Albania. Ajo çfarë është raportuar me herët në media është se “kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë”. Së fundmi Rama shpërndau në media një foto ku ishte duke udhëtuar me avionët e linjës për një vizitë private me bashkëshorten e tij, Linda Rama, si për të justifikuar mungesën e transparencës për të gjitha udhëtimet e tij me charter nëpër botë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI