Flash

Taylor Swift zbulon titullin e albumit të ri

Lapsi.al 13 August 2025
Taylor Swift zbulon titullin e albumit të ri

Taylor Swift ka zbuluar titullin e albumit të saj të 12-të në një mënyrë shumë të veçantë – gjatë një paraqitjeje surprizë në podcastin e të dashurit të saj, Travis Kelce, "New Heights".

Në një klip promovues të publikuar në platformën X, këngëtarja 14 herë fituese e çmimeve Grammy, 35 vjeç, shfaqet me një valixhe ngjyrë jeshile mente me inicialet "T.S." dhe thotë:

“Doja t’ju tregoja diçka. Ky është albumi im i ri, ‘The Life of a Showgirl’.”

Lajmi u prit me entuziazëm nga vëllezërit Kelce, me Jason Kelce që shpërtheu në britma gëzimi, ndërsa Travis, i dashuri i Swift, nuk i fshehu emocionet e tij.

Swift preferoi të mbante të fshehtë kopertinën e albumit duke e zbehur në klipin promovues. Megjithatë, ajo u shfaq tepër e emocionuar, ndërsa Travis bërtiti: “TS 12!”, duke iu referuar albumit të 12-të të saj.

Ky njoftim vjen pasi Swift bëri publike blerjen e të drejtave t për gjashtë albumet e saj të para: “Taylor Swift,” “Fearless,” “Speak Now,” “Red,” “1989” dhe “Reputation.”

Në një letër emocionale të ndarë në Instagram, ajo shkroi:

“Tani, të gjithë muzikën që kam krijuar… e zotëroj unë. Po shpërthej në lot gëzimi  që kur e kuptova se kjo është e vërtetë.”

Swift theksoi se tani i përket asaj gjithçka: kujtimet, magjia, çmenduria, çdo epokë, përfshirë filmat koncertal, videot muzikore, fotografitë, artin e albumeve dhe këngët e papublikuara.

Ndërkohë, “The Life of a Showgirl” vjen pas përfundimit të suksesshëm të turneut të saj  “The Eras Tour” dhe fillimit të një projekti të ri muzikor të përfolur si “top sekret”.

Një burim për "The US Sun" zbuloi se Taylor ishte në Los Anxhelos duke xhiruar një videoklip për një këngë të re, por askujt në set nuk iu lejua të dëgjonte tekstin – vetëm ritmin.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI